SPD gjashtë poste ministrore në koalicionin e madh
15 Dhjetor 2013Kryetari i Partisë Socialdemokrate Gjermane SPD Sigmar Gabriel do të jetë zëvendëskancelar dhe super-ministër i Ekonomisë dhe i Energjetikës. Frank-Walter Steinmeier do të drejtojë si edhe në vitet 2005 deri 2009 Ministrinë e Punëve të Jashtme. Barbara Hendricks do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit, sekretarja e përgjithshme e SPD-së Andrea Nahles do të jetë ministre e Punës, zëvendëskryetarja e SPD-së Manuela Schwesig do të drejtojë Ministrinë për Familjet, kurse Heiko Maas, Ministrinë e Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorëve, ministri kjo e cila në këtë kombinim krijohet gjithashtu si ministri e re.
Po nga radhët e socialdemokratëve do të jetë edhe ministrja e shtetit për Migracionin, Refugjatët dhe Integrimin, Aydan ëzoguz. Për herë të parë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë pjesë e kabinetit është një grua me origjinë turke.
Ministrat e rinj do të betohen ditën e martë.