1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier apelon për rëndësinë e demokracisë

24 Dhjetor 2023

Në mesazhin drejtuar qytetareve dhe qytetarëve në Gjermani me rastin e Krishtlindjeve, presidenti Frank-Walter Steinmeier nënvizon rëndësinë e demokracisë duke bërë thirrje për pjesëmarrje aktive.

https://p.dw.com/p/4aXcO
ACHTUNG SPERRFRIST Deutschland Weihnachtsansprache des Bundespräsidenten Steinmeier
Fotografi: Britta Pedersen/dpa-Pol/picture alliance

Presidenti Frank-Walter Steinmeier kujton rëndësinë e demokracisë dhe u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në mënyrë aktive: "Po, ne dëshirojmë qartësi. Po, është e drejtë  të presim që ata që kanë  përgjegjësi politike të luftojnë për rrugën e duhur, por edhe të japin përgjigje që do na ndihmojnë  si vend”.  

Duke iu referuar ngjarjeve të vitit që po lemë pas, presidenti tërheq vëmendjen, se "Këtë vit bota vërtet ka treguar anën e saj të errët.  Po shikojmë  pamje me vuajtje dhe shkatërrime, pamje me urrejtje dhe dhunë. Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës po hyn në dimrin e dytë. Dhe që nga vjeshta, po shikojmë me tmerr mizoritë e Hamasit dhe viktimat e luftës në Lindjen e Mesme."

Më tej Steinmeier thekson rëndësinë e Krishtlindjeve si një kohë në të cilën njerëzit mund të „heqin stresin për pak". Ai u uron  bashkatdhetarëve që pushimet t'i shfrytëzojnë për t'u çlodhur dhe për të rigjeneruar forcat, që do të jenë të nevojshme për të përballuar këto sfida.

Tradicionalisht presidenti u drejtohet qytetareve dhe qytetarëve në mbrëmjen e Krishtlindjeve.

sti/gri (Bundespräsidialamt, dpa, epd)