Rezultati është vetëm statistikor
8 Dhjetor 2007Reklamë
Sipas studimit në zonat deri pesë kilometra larg 16 stacioneve bërthamorë që ndodhen në Gjermani në periudhën e viteve
1980-2003 janë sëmurur 37 fëmijë me leuçemi. "Por ajo që çudit është fakti, që numri i fëmijëve të sëmurë me leuçemi rritet, me shkurtimin e distancës së vendbanimit të tyre nga reaktori", thotë Joachim Gross, nga zyra federale për mbrojtjen nga rrezatimet.
Sipas mesatares statistikore numri i të sëmurëve do të duhet të ishte rreth 17. Se a kanë qenë reaktorët bërthamorë ata, që kanë shkaktuar rritjen e rrezikut të kancerit tek fëmijët, kjo nuk mund të konstatohej. Sipas njohurive të deritanishme shkencore, rrezatimi i shkaktuar nga përdorimi i stacioneve bërthamorë është tepër i ulët për të shkaktuar rritjen e rrezikut të kancerit. "Sasia e rrezatimit në një stacion bërthamor, i cili funksionon si duhet është një mijë deri dhjetëmijë herë më e vogël se rrezet që hasim në të përditshmen. Prandaj ne ndodhemi përballë një enigme," thotë Maria Bethler nga klinika universitare e Maincit.
Ministri gjerman i mjedisit, Sigmar Gabirel, parlajmëroi se do ta kontrollojë menjëherë rezultatin e studimit. "Ky është një studim statistikor e nuk është bërë anlaliza shkak-pasojë. Por natyrisht që ky studim na tregon, që paska edhe rreziqe në afërsi të reaktorëve. Prandaj do ta shqyrtojmë edhe më tej këtë rezultat", tha ministri socialdemokrat.
Reklamë