Sulm kamikaz në Bagdat me 17 të vdekur ndër të cilët edhe fëmijë
6 Korrik 2007Reklamë
Bagadat: Si pasojë e shpërthimit të një autobombe kanë humbur jetën 17 njerëz dhe 25 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Abu Dschir, lagje në pjesën lindore të Bagdatit. Sipas ministrisë së mbrojtjes irakiane, në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë, të cilët kishin qenë në një dasëm. Burimet nga ministria e mbrotjes flasin për një sulm kamikaz, ku makina me shpejtësi është lëshuar në drejtim të dasmorëve.