Sulm vetvrasës në Afganistan, 19 civilë të vrarë mes të cilëve edhe fëmijë
11 Korrik 2007Reklamë
Kabul: Si pasojë e një sulmi vetvrasës të talebanëve radikal kundër trupave hollandeze të NATO-s në jug të Afganistanit, janë vrarë të paktën 19 civilë, ndër të cilët disa nxënës shkolle. 35 afganë të tjerë dhe tetë ushtarë të huaj janë plagosur rëndë nga sulmi i kryer në Dihravud, të provincës Urusgan, bën të ditur trupa mbrojtësë ndërkombëtare, ISAF. Atentatori hodhi veten në erë në një pazar të mbushur me njerëz, në kohën kur parakaloi një konvoi i NATO-s.