1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëFederata Ruse

Shpërthime dhe dronë të shumta afër Moskës

1 Shtator 2024

Autoritetet ruse thonë se kanë kapur rreth 160 dronë ukrainas që kanë sulmuar në Moskë dhe rrethinë. Presidenti ukrainas kërkon leje për përdorimin e armëve perëndimore.

https://p.dw.com/p/4k99x
Sulmet ndaj rafinerive afër Moskës
Sulmet ndaj rafinerive afër MoskësFotografi: IMAGO/ITAR-TASS

Ministria e Mbrojtjes nëRusika bërë të ditur se mbrojtja ajrore ruse ka kapur dhe ka shkatërruar gjithsej 158 dronë ukrainaseqë kanë sulmuar objektiva në rrethinën e Moskës. Sipas informacioneve ruse, forcat e armatosura ukrainase kanë sulmuar termocentralet dhe rafineritë, në veçanti në rrethinën e Moskës. Në një rafineri ka shpërthyer zjarri. Burimet ruse pohojnë se "shpërthime të forta mund të dëgjohen pranë termocentralit Konakovo në rajonin Tver, në veriperëndim të Moskës". Termocentrali është një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në Rusinë qendrore. Sipas këtyre burimeve, nuk ka pasur të lënduar. Këto të dhëna akoma nuk janë konfirmuar nga burime të tjera të pavarura.

Sulmet ukrainase në Belgorod të Rusisë
Sulmet ukrainase në Belgorod të RusisëFotografi: IMAGO/ITAR-TASS

Selenskyj: Duhen sulmuar aeroportet ruse

Pas sulmeve të fundit ajrore ruse kundër qyteteve të Ukrainës, presidenti Volodymyr Selenskyj ka rinovuar apelin e tij drejtuar Perëndimit që të lejojë përdorimin e armëve perëndimore për sulme në brendësi të Rusisë. Sipas tij, sulmet ajrore ruse mund të ndalen "vetëm me sulme kundër bazave ajrore ruse në thellësi të territorit rus" si dhe me sulme ndaj "logjistikës në terrorin rus". Lidhur me këto çështje po zhvillohen konsultime me autoritetet në Uashington. Mediat ukrainase njoftojnë madje se Kievi i ka dhënë palës amerikane edhe një listë të objektivave të mundshme që duhet goditur në Rusi, me armë me rreze të gjata veprimi të prodhimit amerikan ose perëndimor.

Sulmet mbi rajonet e tjera

Ukraina ka sulmuar Moskën dhe rajonet e tjera ruse me dronë, pohojnë autoritetet ruse. Sipas tyre, përveç sulmeve në Moskë, të paktën dymbëdhjetë dronë të nisur nga Ukraina u shkatërruan edhe mbi rajonin kufitar Bryansk në Rusinë jugperëndimore.

Sulmet ruse në Charkiv
Sulmet ruse në CharkivFotografi: Andrii Marienko/AP/dpa/picture alliance

Por informacionet për rrjedhën e luftës, për bombardimet dhe viktimat e njërës apo palës tjetër, të ofruara nga pala ruse dhe ukrainase për momentin nuk mund të verifikohen drejtpërdrejt nga ndonjë autoritet i pavarur. Sidoqoftë, autoritetet ruse thonë se dy drone janë rrëzuar edhe mbi rajonin e Kurskut, ku në disa pjesë janë futur forca ukrainase.