1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulmi ushtarak jo i vetmi opsion amerikan

12 Prill 2018

Kërcënimi përmes Twitterit i Donald Trump për sulm me raketa Sirisë alarmoi botën. Shtëpia e Bardhë u përpoq më pas të qetësojë situatën duke ofruar interpretime të ndryshme të mesazhit. Gjermania reagon e tronditur.

https://p.dw.com/p/2vtxO
USA Washington Pressekonferenz Sarah Huckabee Sanders
Fotografi: Reuters/C. Barria

Sipas të dhënave nga zyra e Presidentit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump nuk ka ende një plan kohor për reagimin ndaj sulmit të mundshëm me gaz në Siri. Presidenti ka një sërë opsionesh, dhe këto nuk janë vetëm ushtarake, tha zëdhënësja e tij, Sarah Sanders. Këto opsione po diskutohen. Por fillimisht do të vazhdohen bisedimet me partnerët si Izraeli, Arabia Saudite, Franca dhe Britania e Madhe.

Disa orë më parë, të mërkurën (11.04) situata dukej ndryshe. Trump bëri të ditur përme Twitter-it një sulm me raketa në Siri. Raketat do të vijnë dhe Rusia duhet të bëhet gati për këtë, shkroi presidenti amerikan. Trump bën përgjegjëse Rusinë dhe Sirinë për sulmin e mundshëm me gaz në bastionin e rebelëve, Duma. Moska i hedh poshtë këto akuza. Presidenti Putin e vlerësoi gjendjen në botë si mjaft shqetësuese. Shpresoj të fitojë arsyeja, tha Putin.

Londra - Krah për krah me SHBA?

Kryeministrja britanike, Theresa May sipas mediave, po përgatit pjesëmarrjen e vendit të saj në një sulm të mundshëm kundër Sirisë. May zhvillon të enjten një seancë urgjente të kabinetit për gjendjen në Siri, bëri të ditur një zëdhënës. Sipas Sky News ajo kërkon të marrë miratimin e ministrave të saj për të dalë në krah të SHBA-së në sulmin në Siri. Sipas një medieje britanike, Londra vë në dispozicion nëndetëse për sulmin në Siri.

Theresa May
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/J. Ekstromer

Përballë tensionimit të gjendjes, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i drejtoi një apel urgjent Këshillit të Sigurimit. Pesë vendet kryesore në Këshillin e Sigurimit duhet të bëjnë kujdes që "situata të mos dalë jashtë kontrollit". Guterres u tregua "thellësisht i shqetësuar" për përçarjen brenda Këshillit të Sigurimit. Siria e cilësoi kërcënimin e SHBA-së si "shkallëzim të rrezikshëm".

Ndërkohë u bë e ditur se ushtria siriane ka marrë nën kontroll të plotë Gutan lindore, qytetin pranë Damaskut. Ministria e Mbrojtjes në Moskë po ashtu bëri të ditur, se njësitë e policisë ushtarake kanë hyrë në Duma.

Gjermania e tronditur

Kërcënimi i Trumpit ndaj Sirisë dhe Rusisë ka shkaktuar reagime të tronditura edhe në Gjermani. Politikani i Gjelbër, Jürgen Trittin deklaroi se "është e papërgjegjshme t'i deklaroshRusisë luftën, në një kohë që është në rrugë Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike." Sipas Trittin kërcënimi i Trumpit ka të bëjë me presionin e brendshëm në Uashington.

Deutschland CDU-Politiker Roderich Kiesewetter in Berlin
Roderich KiesewetterFotografi: picture-alliance/dpa/S. Pilick

Më shumë mirëkuptim për një sulm kundërpërgjigje të perëndimit ndaj Sirisë ka shprehur eksperti i CDU-së për politikën e jashtmë, Roderich Kiesewetter. Për Deutsche Wellen ai tha se "peshimet e tre fuqive perëndimore të KS të kryejnë bombardime kundër vendndodhjeve të gazit helmues janë të kuptueshme para sulmit të kryer me gaz. Por ky mjet nuk duhet të bëhet qëllim. Më shumë kemi nevojë për një strategji të mirëkoordinuar të shteteve të BE-së, ndër to edhe Franca, Britania e Madhe, Gjermania bashkë me SHBA."

Kiesewetter kërkon angazhim më të fortë në Siri. "Kemi shtatë vjet që jemi para dilemës në Siri, që zemërimi moral për sulmet kundër shoqërisë civile që ndërkohë afrohet me pastrimet etnike, tregon më shumë pafuqinë tonë." E Majta gjermane e refuzon kategorikisht një sulm ushtarak. "Qeveria gjermane duhet të bëjë të qartë se nuk lejon të përfshijë vendin tonë në një sulm të drejtuar nga koalicioni perëndimor në një shkallëzim të pakuptimtë, të pakontrolluar ushtarak, deklarpo kryetarja e fraksionit e E Majta Sarah Wagenknecht.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka lënë të kuptojë, se edhe ajo sheh Asadin pas sulmit me gaz nervor në fundjavë. Por nëse kancelarja gjermane do të mbështesë një sulm ushtarak të SHBA, Britanisë së Madhe apo Francës nuk është mjaft e qartë. Lidhur me kërcënimet e Trumpit në Twitter për sulmet në Siri, qeveria nuk ka reaguar zyrtarisht.