1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Wagner - 200 vjetori i lindjes së kompozitorit

Frederike Müller / Aida Cama2 Janar 2013

Sivjet organizohen shumë aktivitete në Gjermani me rastin e 200 vjetorit të lindjes së Richard Wagner. Shumëkush mund të përjetojë veprat e kompozitorit: Wagner-i si figurë komplekse sa konvencionale, aq edhe provokuse.

https://p.dw.com/p/17CVj
Richard Wagner / Stahlstich von Froer Wagner, Richard Komponist Leipzig 22.5.1813 - Venedig 13.2.1883. - Portraet. - Stahlstich, 1883, von Veit Froer (geb. 1828) nach Photographie, um 1871.
Portrait Komponist Richard WagnerFotografi: picture-alliance/akg-images

Festivali i Wagner-itnë Bajrojt zhvillohet në verë dhe kjo do të thotë, festival me bileta krejt të shitura, tapet i kuq, dhe kancelarja vetë personalisht mes të ftuarve. Në vjeshtë dhe në dimër nuk ka shumë aktivitete në Bajerojt. Për vizitë këto ditë kanë ardhur në Opera një çift turistësh dhe dy banorë të Bajerojtit. Njëra jeton prej 30 vjetësh në qytet dhe ka ardhur për herë të parë në Opera. Tjetra, që drejton guidën, Claudia Dollinger, punon këtu. Ajo tregon me krenari se mundi të gjente vitin e kaluar bileta për festivalin. "Për të marrë bileta, mu desh të ndiqja rrugën zyrtare, të prisja dhjetë vjet." Dhe shton me shaka: "Ne themi gjithnjë, që ne banorët e Bajrojtit, jemi të fundit që marrim bileta."

Ein klassisches Orchester spielt am Sonntag (11.04.2010) bei der Trauerfeier für Wolfgang Wagner im Festspielhaus auf dem Grünen Hügel in Bayreuth (Unterfranken) unter einer Fotografie des Verstorbenen. Freunde, Weggefährten, Künstler und Politiker erwiesen dem langjährigen Leiter der Bayreuther Festspiele und Enkel Richard Wagners die letzte Ehre. Er war am 21. März 2010 im Alter von 90 Jahren in seinem Haus in Bayreuth gestorben. Foto: David Ebener dpa/lby (zu dpa 0373)
Salla e Festivalit të BajrojtitFotografi: picture-alliance/dpa

Bajrojt dhe dilema e biletave

Njëjtë si Claudia Dollinger aplikojnë për të marrë një nga 60 mijë biletat idhtarë të Vagnerit nga e gjithë bota. Aplikimi bëhet ose me letër me postë ose përmes internetit. Kush kërkon biletë, merr përgjigje vit pas viti, duke u zhvendosur gjithnjë përpara në listën e pritjes. Biletat kushtojnë nga 8 deri 280 euro. Për të shkurtuar kohën e pritjes në 6 deri 8 vjet, drejtuesit e Festivalit japin gjithnjë një kontigjent biletash për shoqatat dhe sponsorizuesit. "Vitin e kaluar 70 përqind e biletave mund të bliheshin," thotë Dollinger.

Por Richard Wagner nuk është e thënë se duhet ndjekur vetëm në Bajrojt. Yjet e Vagnerit mund të shihen edhe në vende të tjera. Për shembull në Operën Semper të Drezdenit. Me pak fat, këtu mund të gjesh bileta për "Lohengrin" dhe mund të përjetosh drejtpërdrejtë dirigjentin e mrekullueshëm të Vagnerit, Christian Thielemann. Krah yjeve, do të ketë edhe tema që do të karakterizojnë vitin jubile. Një kapitull më vete për Vagnerin do të shkruajë Teatri në Rudolshtat: Në programin e këtij qyteti të vogël bën pjesë një melodramë mbi aferat e njohura të dashurisë së Vagnerit.

Mathilde Wesendonck GEMEINFREI Quelle: Wikipedia Künstler Karl Ferdinand Sohn Titel Mathilde Wesendonck Datum 1850 Technik Öl a. Lwd Momentaner Standort StadtMuseum Bonn Inventarnummer Inv. Nr. SMB 1991/G313 Herkunft/Fotograf This image Official gallery link Genehmigung (Weiternutzung dieser Datei) Reproduction of an painting that is in the public domain because of its age Lizenz Dies ist eine originalgetreue fotografische Reproduktion eines zweidimensionalen Kunstwerks. Das Kunstwerk an sich ist aus dem folgenden Grund gemeinfrei: Public domain Diese Bild- oder Mediendatei ist gemeinfrei, weil ihre urheberrechtliche Schutzfrist abgelaufen ist. Dies gilt für die Europäische Union, Australien und alle weiteren Staaten mit einer gesetzlichen Schutzfrist von 70 Jahren nach dem Tod des Urhebers.
Mathilde Wesendonck

Wagner dhe gratë

Kompozitori ka qëndruar në këtë qytet në vitin 1834, si drejtor muzikor i një trupi teatror gati të falimentuar. Ai iu bashkangjit këtij grupi, vetëm sepse kishte rënë në dashuri me aktoren e parë, Minna Planer, me të cilën u martua në vitin 1836. Martesa u rëndua më pas nga disa afera. Ajo u prish, kur Wagner-i u dashurua pas shkrimtares së martuar, Mathilde Wesendonck.

Mbi këtë marrëdhënie të papërmbushur me Mathilden, në Rudolshtat është duke u xhiruar melodrama "Endërra e dashurisë së përjetshme", me këngë të Wesendonck-ut, në të cilat Vagneri komozoi muzikën për poezitë e muzës së tij, tekstet janë marrë nga ditaret dhe letrat e të dyve dhe nga pjesë operash.

wartburg castle © Roman M #6463987 Beliebteste Sehenswürdigkeiten Deutschlands
Kështjella e VartburgutFotografi: Fotolia

Wagner në Vartburg

Një nga operat më të preferuara të Vagnerit do të luhet në një vend autentik, në Ajzenah. Në sallën e Vartburgut duket sikur ndodhesh në mes të botës së imagjinatës së Wagner-it, kur luhen semikoncertante të shfaqjes "Tanojzeri (Tanhäuser) dhe gara e trubadurëve në Vartburgut". Wagner-i ka qenë disa herë në Vartburg. Këtu sipas legjendës duhet të ketë lindur në Mesjetë gara mes trubadurëve. Në të kompozitori përpunoi si historinë e kësaj gare, ashtu edhe përshtypjet vizuale të tij nga kështjella

Vartburgu, trashëgimi botërore e UNESCO-s, do të shfaqë në vitin 2013 tetë herë Tanojzer. Megjithëse të gjitha biletat janë shitur, mund të dërgohet një mail ose të merret në telefon për të futur emrin në listën e pritjes, thotë zyra e shtypit.

"Parsifal" në takimin Wave - Gotik

Aktivitetin më të çuditshëm në këtë vit jubilar e organizon Lajpcigu. Në qytetin e lindjes së Vagnerit, zhvillohet çdo vit festivali i skenës gotike, takimi Wave-Gotik, i cili pritet të hapet sivjet në përmendoren e "Betejës së Popujve", me "Parsifal-in". Parsifali është shfaqur një herë këtu në vitin 1913. Monumenti "Beteja e Popujve" përkujton luftrat çliruese kundër Napoleonit, të cilat ishin në kulmin e tyre në vitin e lindjes së Vagnerit.