1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sërish greva në Greqi nën moton "Ne jemi njerëz, jo shifra"

wa/gri (rtr, dpa) / Esat Ahmeti16 Korrik 2013

Në shenjë proteste kundër masave shtrënguese të qeverisë greke, sindikatat duan tab paralizojnë vendin e tyre me një grevë të përgjithshme 24-orëshe. Në fokus: shkurtimet e planifikuara në sekrotin e shërbimeve publike.

https://p.dw.com/p/198BR
Fotografi: picture alliance/AP Photo

Nën moton "Grevë e përgjithshme - Ne jemi njerëz, jo shifra" këtë të martë (16.07.) pritet të ndërpresin punën kryesisht punonjësit e sektorit të shërbimeve publike dhe të hekurudhës në Greqi. Nga greva nuk do të kursehet as trafiku ajror. Ndërkohë që qarkullimi ujor nuk do të ndërpritet.

Greva e organizuar nga dy sindikatat e mëdha të vendit zhvillohet në prag të një votimi në parlament për koncesione të mëtejshme ndaj donatorëve ndërkombëtarë. Për t'u paguar kësti i ardhshëm i ndihmës, vendi i euros i futur thellë në borxhe dhe recesion duhet urgjentisht të tregojë se ka bërë përparim në reforma, duke përfshirë këtu edhe shkurtimet e mëtejshme në sektorin e shërbimeve publike. Deri në fund të vitit 2014 ëshrë parashikuar largimi nga puna i mbi 15.000 punonjësve të shtetit, prej tyre 4000 deri në fund të këtij viti. Përveç kësaj duhet të vendoset një taksë shtesë për makinat luksoze dhe shtëpitë me pishina.

Parada me motorë shkaktoi të hënën (15.07.) kaos në trafikun e Athinës
Parada me motorë shkaktoi të hënën (15.07.) kaos në trafikun e AthinësFotografi: dapd

Sprovë për qeverinë

Që këtë javë parlamenti pritet të miratojë ligjin e diskutueshëm për shkurtimin e vendeve të punës në sektorin e shërbimeve publike. Miratimi i ligjit konsiderohet si sprovë për qeverinë e koalicionit të kryesuar nga kryeministri konservator Antonis Samaras dhe zëvendësi i tij, socialisti Evangelos Venizelos. Qeveria e koalicionit ka vetëm një shumicë të ngushtë prej 155 deputetësh nga 300 mandate gjithsej në parlament.

Që të hënën (15.07.2013) policë dhe punonjës të tjerë shtetërorë shkaktuan kaos në trafikun e kryeqytetit me një paradë me makina dhe motorë. Ata kaluan duke u rënë borive nga zyrat e partive të koalicionit qeverisës. Pastaj ata u kthyen duke bërë xhiro në qendër të Athinës.