1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar

24 Shkurt 2011

Për të rritur kujdesin dhe shërbimin e shoqërisë mbi të drejtat e fëmijöve me nismën e UNICEF-it në disa rajone të Shqipërisë po ngrihen Qëndra Observimi në bashkëpunim të ngushtë me Aleancën për Fëmijët Shqipëri

https://p.dw.com/p/10OgA
Seminar në Gjirokastër për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuarFotografi: DW/Odise Kote

Observatorët e ngritur në Elbasan, Shkodër, Dibër, Durrës, Kukës, dhe së fundmi në Vlorë, Tiranë e Gjirokastër, do të funksionojë fillimisht si strukturë e shoqerisë civile, si një platformë për shpalosjen e mendimeve dhe angazhimeve të reja dhe si shkëmbim eksperiencash ndërmjet institucioneve dhe organizmave të ndryshëm lokale, duke synuar monitorimin e pavarur dhe të vazhdueshëm të zbatimit te Konventës për të Drejtat e Femijës në nivel lokal, si dhe kontribuimin në zhvillimin e kapaciteteve vendore për hartimin dhe zbatimin e politikave monitoruese e realizimin e raporteve për zbatimin e të drejtave të femijës.

Kapërcehet mentaliteti mospranues

Albanien Kinder Behinderung
Elisa Lekaj (majtas), Zela Koka (në mes) kujdesen për fëmijë me aftësi të kufizuarFotografi: DW

Zela Koka drejton shoqatën kombëtare MEDPAK dhe kujdeset veçanërisht për të drejtat e fëmijve me aftësi të kufizuar. Ajo pohon se tashmë po krijohet një mentalitet i ri në shoqërinë shqiptare, përkundër atij mospranues e stigmatizues. Zela Koka thotë se "nëse një shoqëri përgatitet e mbron të drejtat e fëmijve me aftësi të kufizuar, ajo është një shoqëri e emancipuar, një shoqëri që në fund të fundit di të dallojë vlerat e çdo grupi dhe të atyre, që quhen me aftësi të kufizuar. Kjo shoqëri di të dallojë çfarë vlerash kanë ata dhe rrit dhe vlerat e vetes në këtë formë."

Kontributi i OKB-së dhe UNICEF-it

Detlef Palm, përfaqësues diplomatik i Fondit të Kombeve të Bashkuara për fëmijët" thotë se "OKB dhe UNICEF kanë ndihmuar posaçërisht që klima dhe shëndeti mendor e mental në shoqërinë shqiptare të vijë duke u progresuar në këtë fushë. Ai thotë se respektimi të drejtave të fëmijve është një tregues i emancipimit dhe zhvillimit të një shoqërie dhe të një shteti. Në këtë kuadër ngritja e disa observatorëve në disa rajone të Shqipërisë do të jetë një shans për të monitoruar nga afër respektimin e të drejtave dhe hartimin e politikave zhvillimore në këtë drejtim."

Eglantina Gjini betreut geistig behinderte Kinder in Gjirokastra Albanien
Eglantina Gjini, kordinatore e Observatorit GjirokastërFotografi: DW/Odise Kote

Englantina Gjini kordinatore e Observatorit Gjirokastër shikon si detyrë prioritare përcaktimin e tendencave dhe rekomandimet për përmirësimin e politikave dhe punën me fëmijët: "Observatori Gjirokastër është një mekanizëm monitorimi i ngritur nga shoqëria civile, i cili do të bëjë monitorimin e treguesve për të drejtat e fëmijve, 98 treguesve të aprovuar nga Sekretariati OKB, së për të drejtat e fëmijve e në bazë të tij do të hartojë raportet e shoqërisë civile për të drejtat e fëmijëve." Në këtë kontekst bashkëpërgjegjësie e bashkëpunimi janë përfshirë shumë aktorë për të rritur punën dhe kujdesin për fëmijët si një investim të sigurtë për një shoqëri të nesërme të shëndetshme.

Stafe pune të specializuara

Erlisa Lelaj mësuese mbështetëse për fëmijët me aftësi të kufizuar thotë se "janë ngritur stafe të pune të specializuara dhe falë punës së bërë nga MEDPAK, nga Save the Children e Drejtoria Arsimore është bërë e mundur që këto stafe të ndërgjegjësohen, të kualifikohen për t'u shërbyer e për t'i trajtuar fëmijët me aftësi të kufizuar në shkollat e kopshtet e qytetit tonë." Sociologu Llambi Bllani, që përfaqëson dhe një rrjet shoqatash joqeveritare thotë se .."shoqëria civile dhe ne që punojmë direkt me fëmijët. Jemi shumë të interesuar për iniciativën e fundit të Observatorit Gjirokastër dhe do të jemi nga partnerët kryesorë për të implementuar këtë projekt në të ardhmen."

Ngritja në disa rajone të Observatorëve për të Drejtat e Femijës është iniciativë e Aleancës për Fëmijët Shqipëri (ACA) e mbështetur nga UNICEF në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, që synon të ngrejë mekanizmin për mbledhjen e informacionit dhe studimin e situatës së realizimit të të drejtave te femijeve.

Autor: Odise Kote

Redaktoi. Angjelina Verbica