Tadiç u kërkon falje viktimave kroate të luftës
24 Qershor 2007Reklamë
Në një gjest deri tani unik presidenti serb Boris Tadiç u ka kërkuar falje viktimave kroate të luftës së viteve 1991-1995. Në një intervistë për televizionin kroat Tadiç tha se merr përsipër përgjegjësinë për atë që ka ndodhur. Kjo është hera e parë që kreu i shtetit serb kërkon falje për luftën gjatë së cilës u vranë rreth 20.000 vetë.