1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takimi i BRICS: Lufta e Putinit, ftesa e Putinit

23 Gusht 2023

Lufta kundër Ukrainës përcakton edhe takimin e vendeve të BRICS. Presidenti Putin foli vetëm përmes lidhjes me video dhe njoftoi se samiti i ardhshëm do të jetë në Rusi.

https://p.dw.com/p/4VW04
Takimi i BRICS 2023
Fotografi: Alet Pretorius/AFP

Presidenti rus Vladimir Putin nuk po merr pjesë personalisht në samitin e BRICS. Por ai dëshiron të presë vetë samitin e ardhshëm. Në fjalimin e tij të regjistruar në takim, Putini ftoi përfaqësues të vendeve të tjera anëtare në qytetin rus të Kazanit për në tetor 2024.

Nuk ka ende një datë specifike. Në tërësi megjithatë janë planifikuar mbi 200 ngjarje politike, ekonomike dhe sociale.

Siç dihet, Putini nuk shkoi vetë personalisht në takim. Gjykata Penale Ndërkombëtare po e kërkon atë me një urdhër arresti për krime të dyshuara lufte në Ukrainë. Në Johanesburg, kreu i Kremlinit, 70 vjeç, kërcënohej me arrestim.

Putini në samitin e BRICS
Putini në samitin e BRICSFotografi: Mikhail Klimenty/imago imsges

Kërkohet një përfundim i shpejtë të luftës

Dita e dytë e samitit u karakterizua edhe nga lufta kundër Ukrainës. Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva përsëri bëri thirrje për një fund të shpejtë të luftës. Konflikti ka implikime globale që nuk mund të injorohen, tha Lula.

Sipas Lulës, grupi i vendeve të rëndësishme në zhvillim, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut është një forum i rëndësishëm për diskutimin e çështjeve të sigurisë dhe paqes globale. "Ne e konsiderojmë pozitive që një numër në rritje vendesh, përfshirë vendet e BRICS-it, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me Moskën dhe Kievin," tha Lula.

President i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva
President i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva Fotografi: Gianluigi Guercia/Reuters

Në fillim të këtij viti, presidenti brazilian nxiti një iniciativë ndërmjetësimi ndërkombëtar për të zgjidhur luftën në Ukrainë.

Ramafoza për negociata

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramafoza gjithashtu kërkoi zgjidhjen e luftës në Ukrainë përmes negociatave. "Vendet e BRICS-it do të mbështesin përpjekjet për t'i dhënë fund këtij konflikti përmes dialogut, ndërmjetësimit dhe negociatave," tha 70-vjeçari.

President i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa
President i Afrikës së Jugut, Cyril RamafozaFotografi: Sergei Bobylev/imago images/ITAR-TASS

Ramafoza drejton një iniciativë paqësore afrikane për t'i dhënë fund luftës. Megjithatë, përpjekjet e fundit ndërmjetësuese të nismës në Moskë dhe Kiev nuk kanë pasur sukses të dukshëm. Ukraina kërkon tërheqjen e trupave ruse nga territori i saj përpara fillimit të negociatave.

Në shkurt, Brazili votoi në favor të një rezolute të OKB-së, në të cilën komuniteti botëror përsëri i bëri thirrje Putinit të tërheqë trupat e tij me një shumicë të madhe. Afrika e Jugut abstenoi në atë kohë. Samiti zgjat deri të enjten.