1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takimi i G7 - Pasiguri nё Luka

11 Prill 2017

Ç'do SHBA nё Siri? Kjo ёshtё ҁёshtja nё takimin e ministrave tё jashtёm tё G7 nё Itali. Ndonёse qёllimi ёshtё pёrgatitja e samitit tё krerёve tё qeverive dhe shteteve tё G7 nё fund tё majit.

https://p.dw.com/p/2b1Cv
Italien G7 Außenministertreffen
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/ANSA/R. Dalle Luche

Pёrpara takimit ministri i Jashtёm i SHBA-sё, bashkё me tё ngarkuarёn e BE-sё pёr Politikёn e Jashtme Federica Mogherini, vizituan monumentin pёrkujtimor pёr masakrёn e kryer nga njёsitё SS nё Luftёn e Dytё Botёrore nё fshatin pranё Lukёs, Santa' Anna di Stazemma. Njё krim, qё nuk ёshtё shpaguar kurrё. Atje Tillerson premtoi, qё SHBA do tё jetё ajo qё "di t'u japё pёrgjigje, atyre qё u bёjnё dёm tё pafajshmёve", kudo qoftё nё botё. Njё aludim ky ndaj Sirisё.

Por si duhen kuptuar kёto fjalё dhe tё tjera deklarata tё ministrit tё Jashtёm tё SHBA-sё tё para nёn dritёn e deklaratave tё mёparshme tё presidentit Donald Trump kundёr njё roli tё SHBA-sё si polic botёror? Apo mos vallё si goditja e Trumpit me raketё ndaj bazёs ajrore siriane javёn e kaluar ashtu edhe retorika e re e Tillersonit janё aksione tё mёvetsishme tё pakoordinuara, tё cilёt nuk bazohen nё njё plan tё pёrgjithshёm?

Ministri i Jashtёm i Italisё, Angelino Alfano, e vlerёson pozitivisht kthimin e SHBA-dё nё bashkёsinё e partnereve tё NATO-s dhe gjetjen e njё harmonie tё re.

Italien G7 Außenministertreffen
Fotografi: Reuters/M. Rossi

Gjermania e kujdeshme - Britania e Madhe e ashpёr

Duhet tё parandalohet detyrimisht njё pёrshkallёzim i mёtejshёm nё Siri, apelon qysh nga fundjava ministri i Jashtёm gjerman Sigmar Gabriel. Ai do njё impuls tё ri politik pёr njё zgjidhje paqёsore dhe duket se i var shpresat tek fakti, qё Rusia - e tronditur prej goditjes ushtarake tё SHBA-sё - ndёrkohё ёshtё mё e gatshme pёr bisedime nga sa ishte njё javё mё parё. Gabriel thekson, se "duhet tё shfrytёzohet shansi, pёr tё vёnё nё lёvizje njё proces tё pёrbashkёt politik". Por ai e la tё hapur, se si mendon ta arrijё kёtё.

Shumё mё i ashpёr ishte toni i ministrit tё Jashtёm britanik Boris Johnson: Assad, sipas tij, ёshtё "helmues",  dhe mbёshtetja e diktatorit sirian helmon imazhin e Rusisё. Moska, sipas tij, ka zgjedhjen ose tё qendrojё nё anёn e Asadit, ose tё bashkёpunojё me pjesёn tjetёr tё botёs pёr gjetjen e njё zgjidhjeje pёr Sirinё. Johnson e anulloi udhёtimin e tij pёr nё Moskё dhe propozon tani sanksione, pёr ta rritur presionin ndaj presidentit Putin.

Qeveria aktuale franceze do tё ishte e gatshme pёr sanksione, por mё 7 maj nё Francё ka zgjedhje dhe pozicioni i mundshёm i njё qeverie pasuese ёshtё i hapur. Fjalё mjaft tё ashpra ka pёrdorur edhe ministri i Jashtёm francez Jean Marc Ayrault nё adresё tё qeverisё sё Assadit. Nё pёrgjithёsi duket se ndёr partnerёt e G7 do tё dominojё mendimi, qё nё Siri nuk mund tё ketё tё ardhme me Assadin. Njё parim ky, qё dёshtoi prej kalkulimeve ruse pёr pushtet.

Frika nga pёrshkallёzimi

Ajo qё i bashkon pёrfaqёsuesit europian ёshtё kundёrshtimi i tyre ndaj njё pёrshkallёzimi ushtarak nё Siri. Nuk pritet qё ata ta mbёshtesin njё ndёrhyrje tё mёtejshme ushtarake tё SHBA-sё. Njёkohёsisht ata i trёmben shkallёzimit tё paqёllimshёm tё situatёs, nё rast se trupat amerikane, ruse dhe ato iraniane pёrplasen mes tyre.

Nё njё sfond rё tillё pёr ta vёnё sёrish nё lёvizje procesin politk pёr Sirinё italinёt pёr tё martёn (11.04) kanё ftuar spontanisht nё bisedime ministrat e jashtёm tё vendeve nga rajoni: Arabia Saudite, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Turqia. Bashkё me ta G7 sёrish do tё pёrpiqen qё tё gjejё njё rrugё pёr ta bindur Moskёn, se ёshtё mjaft i lartё ҁmimi nёse ajo vazhdon ta mbёshtesё regjimin e Assadit.

Rex Tillerso pas bisedimeve nё Luka do tё shkojё nё Moskё, pёr t'i sqaruar direkt qeverisё ruse, se cili ёshtё qendrimi i Uashingtonit lidhur me Sirinё.