1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takimi i G7-s: Luftë kundër krizës ekonomike, jo proteksionizmit kombëtar

EB14 Shkurt 2009

Në takimin e ministrave të financave të shtatë vendeve më të industrializuara është kërkuar mosizolimi i tregjeve kombëtare. Pjesëmarrësit e takimit janë shprehur pro politikës së tregjeve të hapura.

https://p.dw.com/p/GuDA
Pamje simbolike

Të shtatë vendet e industrializuara, G7, duan që të luftojnë me të gjitha mjetet krizën ekonomike, por edhe të mënjanojnë proteksionizmin kombëtar. Në një deklaratë të përbashkët të shtunën, ministrat e financave dhe shefat e bankënotave të vendeve të G7-s, angazhohen që të punojnë ngushtë së bashku dhe të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për stabilizimin e tregjeve.

G7 Gipfel in Rom
Peer Steinbrück në takimin e RomësFotografi: AP

Ministri gjerman i Financave, Peer Steinbrück dhe disa homologë të tij kishin tërhequr më parë vërejtjen për rrezikun e izolimit gjithnjë e më të madh të tregjeve kombëtare. Steinbrück kishte nënvizuar se edhe kriza ekonomike botërore në vitet 30-të ishte shkaktuar kur disa vende provuan të dilnin nga kriza në kurriz të vendeve të tjera.

Steinbrück, pas takimit me ministrin amerikan të Financave, Timothy Geithner u shpreh, se ka qenë i një mendimi me homologun amerikan, se duhen ndaluar tendencat proteksioniste. Ndryshe krijohet rrezik për të gjithë ekonominë botërore. Tema e proteksionizmit është kthyer në temë qendrore të takimit të G7-s.

Gjatë ditës së shtunë, ministrat e financave të G7-s duan të përgatisin samitin botëror financiar që do të zhvillohet në prill në Londër si edhe të diskutojnë mbi mundësitë e daljes nga programet koniunkturore pas krizës.

Vendeve të G7-s i përkasin, Shtetet e Bashkuara, Franca, Kanadaja, Italia, Britania e Madhe, Gjermania dhe Japonia.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë