1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060910 EU Finanzminister Sanktionen

7 Shtator 2010

Situatat e turbullta përreth Euros morën fund, por në BE kërkohet vazhdimi i reformës së mbikqyrjes financiare. Veçanërisht ministri gjerman i Financave, Schäuble, kërkon ashpërsimin e Paktit të Stabilitetit

https://p.dw.com/p/P5yv
Fotografi: picture-alliance/dpa/DW

Tre përqind deficit janë të lejuara, ai që e kalon këtë shifër duhet të paguajë gjoba. Këtë rregull shtetet e Euros ia patën vënë vetes, për ta mbajtur stabile euron. Por më e vonta që prej krizës financiare dhe ekonomike thuajse nuk ka asnjë vend që ta plotësojë këtë direktivë. Deficiti i Greqisë është rreth 13 përqind, në Irlandë gjendja është e ngjashme. Megjithatë për t'u dënuar, deri tani nuk është dënuar askush, as Greqia, e cila e shkaktoi krizën e rëndë të euros këtë pranverë. Vetëm me një paketë të pashembullt shpëtimi për Greqinë dhe për euron në përgjithësi qe e mundur të arrihej qetësimi i tregjeve. Sipas fjalëve të Komisarit të BE për çështjet ekonomike dhe financiare, Olli Rehn, duhet të marrë fund trajtimi dorëlëshuar i kritereve të Paktit të Stabilitetit:

Olli Rehn
Komisari i BE për çështjet ekonomike dhe financiare, Olli RehnFotografi: AP

"Është një situatë e ngjashme me futbollin. Loja nuk funksionon, kur lojtarët për çdo faull diskutojnë me arbitrin për rregullat e lojës. Kështu që sanksionet duhet të jenë një rrjedhojë normale, thuajse automatike, që vjen, kur shkelen rregullat."

Vetëm një shumicë e kualifikuar do të kishte mundësi të pengonte sanksionet

Deri tani për sanksionet duhet të jepnin aprovimin e tyre të gjithë anëtarët, barriera pra ka qenë e lartë. Propozimi i Rehnit do të ishte një lloj kthimi në të kundërtën i procesit të vendimmarrjes. Vetëm një shumicë e kualifikuar do të kishte mundësi të pengonte sanksionet. Propozimet e Rehnit gjejnë dyer të hapura te ministri i Financave të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble:

"Ne duhet të nxjerrim mësime nga përvojat e muajve të parë të këtij viti. Zhvillimi është shumë i mirë që prej vendimeve në gjysmën e parë të vitit, por kjo bën nganjëherë që zelli për të nxjerrë përfundimet të bjerë disi. Deri tani ishte kohë pushimesh, tani le t'i vihemi sërish punës."

EU-Finanzminister Haushaltskontrolle
Propozimet e Rehnit përkrahen nga ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, (ulur)Fotografi: picture-alliance/dpa

Në rastin e një reforme të mbikqyrjes financiare evropiane Schäuble nuk llogarit rezistenca të reja, pasi kanë rënë dakord në parim përfaqësues të shteteve anëtare dhe parlamenti. Vitin e ardhshëm do të fillojnë nga puna tri organe të reja mbikqyrëse, përkatësisht për bankat, sigurimet dhe tregjet e letrave me vlerë dhe do të ngrihet një sistem i paralajmërimit të hershëm.

Diskutim rreth taksës për transaksionet financiare

Rezistencë megjithatë ka përballë kërkesës për të vendosur një taksë për transaksionet financiare. Ministri austriak i Financave, Joseph Prëll, ka këtu para së gjithash një vend parasysh:

Österreich Finanzminister Josef Pröll
Ministri austriak i Financave, Joseph Pröll, këmbëngul për taksën e transaksioneve financiareFotografi: picture-alliance/dpa

"Barrierat janë të përqendruara në një pikë, dhe kjo pikë quhet Londër. Tregu financiar në Londër me sa duket ushtron presion në qarqet vendimore financiare, që të mos futet në zbatim taksa për transaksionet financiare. Unë atë e konsideroj të nevojshme, ne duhet ta shpojmë edhe më tej këtë dërrasë të fortë dhe të punojmë në të - ky është një mësim i rëndësishëm nga kriza - dhe të bëjmë publicitet, që ky pozicionim të fitojë"

Kundërshtarët përsëritin se kuptim ka vetëm një taksë e përbotshme për transksionet financiare, përndryshe Evropa e dobëson veten përballë tregjeve të tjera financiare.

Autor: Christoph Hasselbach/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica