1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tensione në Gjirin Persik pas rrëzimit të dronit amerikan

20 Qershor 2019

Situata në gji shkallëzohet: Gardat e Revolucionit kanë qëlluar një dron amerikan, sipas tyre, ai gjendej në hapësirën iraniane. Por sipas SHBA droni ka qenë në hapësirën ndërkombëtare ajrore.

https://p.dw.com/p/3KkwS
Deutschland US-Riesen-Drohne Global Hawk
Fotografi: picture-alliance/dpa/Northrop Grumman

Gardat e Revolucionit në Iran kanë publikuar në agjencinë e tyre të lajmeve "Sepah News" një njoftim, sipas të cilit ato kanë qëlluar një dron spiunazhi të SHBA në provincën jugore të iranit, Hormuzgan. "Ajo u qëllua pasi u fut në afërsi të rajonit Kuhmobarak në hapësirën ajrore iraniane", thuhet në njoftimin e gardave. Kuhmobarak nuk është larg brigjeve të Gjirit të Omanit. Edhe agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA raportoi për këtë goditje dhe flet për rrëzimin e dronit, RQ4- Global Hawk. Ky dron mbledhës informacioni mund të flurutojë 30 orë në lartësi të mëdha dhe të dërgojë gati në kohë reale pamje me rezolucion të lartë të hapësirave të mëdha. Sipas gardave ky është "një sinjal i qartë" për SHBA.

Me këtë shtohen me tëj tensionet mes Iranit dhe SHBA. Vetëm javën e kaluar, SHBA akuzuan Iranin, se ka vënë në shënjestër me raketa një dron të tyre. Lidhur me rastin e fundit, disa media citojnë qarqe qeveritare të Uashingtonit që e konfirmojnë rrëzimin e dronit. Por droni nuk ka qenë në hapësirën ajrore të Iranit, siç pretendohet nga Irani, por në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Ngushticën e Hormuzit, sipas qarqeve të Uashingtonit.

Hapur askush nuk do luftë

Deri më tani të dyja palët shprehen, se nuk duan luftë. Sekretari i Këshillit të Sigurisë në Iran, Ali Shamshani deklaroi të mërkurën: "Nuk ka asnjë arsye për luftë, sepse pretendimet amerikane kundër vendeve të tjera, janë një taktikë e njohur në të gjithë botën e SHBA-së për të ushtruar presion politik." Kurse ministri në detyrë i Mbrojtjes së SHBA, Patrick Shanahan theksoi se "Shtetet e Bashkuara nuk synojnë një konflikt me Iranin." Por në të njëjtin njoftim, Shahanan bëri të ditur zhvendosjen e 1000 trupave në rajon.

la/ahl/stu/(ap,rtr,dpa)