1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Grevë urie e deputetëve në mjediset e Parlamentit

Ani Ruci11 Nëntor 2008

11 deputetë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demo-Kristiane kërkojnë të anulohet mënyra e administrimit dhe numërimit të votës, e parashikuar në projektiligjin e ri të Kodit Elektoral.

https://p.dw.com/p/Frv0
Sheshi para Parlamentit shqiptar, ku kanë hyrë në grevë urie njëmbëdhjetë deputetë
Sheshi para Parlamentit shqiptar, ku kanë hyrë në grevë urie njëmbëdhjetë deputetëFotografi: AP

Të mbështetur nga disa qindra simpatizantë në sheshin para Parlamentit dhe monumentit të Fan Nolit, njëmbëdhjetë deputetë kanë hyrë në grevë urie. Ata janë vendosur në mjediset eParlamentit dhe kundërshtojnë ndryshimet e sapomiratuara të kodit Elektoral me konsensus nga dy partitë e mëdha, PD - PS.

Deputetët që u përkasin LSI dhe PDK, me hyrjen në grevë urie janë bërë zëri edhe i partive të tjera të vogla, ne solidaritet mes tyre pasi mendojnë se ndryshime "lejojnë vjedhjen e votës së elektoratit të tyre nga dy partitë e mëdha."

"Me përgjegjësi politike kombëtare jemi të detyruar të fillojme grevën e urisë si e vetmja rrugë demokratikedhe civile që na ka mbetur për t´i thënë ndal revanshit të binomit Berisha - Rama dhe qëllimit të tyre antidemokratik dhe antikombëtar për shkatërrimin e zgjedhjeve të ardhshme përmes numërimit stalinist të votave" tha Ilir Meta kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

"Numërimi stalinist i votave" dhe projektligji per Kodin Elektoral

Sipas projektligjit të ri, në komisionet e numërimit dhe të administrimit të votave nuk do të ketë përfaqësues të të gjitha forcave parlamentare që do të futen në garë. Në përbërjen e komisioneve do të ketë nga dy përfaqësues të partive të mëdha PD- PS dhe vetëm dy nga një tufë partish të vogla parlamentare të majta apo të djathta. Këta të fundit do të zgjidhen me short , gjë që do të thotë që ka gjasa që shorti të mos i bjerë as LSI as PDK dhe ato të mos kenë asnjë përfaqësues në këto komisione. E njëjta logjikë funksionoin "vice-versa" për parti të tjera të vogla, në të majtëapo të djathtë të spektrit politik parlamentar.

Demokristianët: "Aventurë e rrezikshme e Berishës dhe Ramës"

Kështu e percepton këtë mënyrë numërimi të votave kreu i demokristianëve, Nard Ndoka: "Në emër të grupit parlamentar të PDK shpallim grevën e urisë, në mbrojtje të votës së lirë të shqiptarëve.

Në mbështetje të partive të vogla për të mos lejuar përjashtimin e tyre nga komisionet e qëndrave të votimit ka dalë edhe Martin Shultz, President i grupit parlamentar socialist në Parlamentin Evropian. Ai ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare gjatë të cilës u ka deklaruar mediave se "ajo që i duhet Shqipërisë dhe demokracisë eshtë klima e besimit dhe gjithëpërfshirja."

Komision i pasaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, mandati i të cilit përfundon këtë të shtunë, më 15 nëntor, sapo ka miratuar me konsensusin PD - PS të 170 nenet e projektligjit të Kodit të ri Elektoral. Projektligji do të votohet në Parlament javën e ardhshme.