Tiranë: Shpallen gazetarët fitues të Çmimit për të Drejtat e Fëmijëve
15 Shtator 2006Reklamë
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA nderoi sot në një ceremoni publike tre gazetarët fitues të Çmimit të Gazetarisë për të Drejtat e Fëmijëve
në Shqipëri 2005
Fitues të Çmimit të Gazetarisë 2005 për të Drejtat e Fëmijës në Shqipëri janë: Holta Zhiti (TV Top Channel), Arben Muka (Radio Deutsche Velle) dhe Denisa Xhoga (Gazeta “Metropol”).
Arben Muka fitoi Çmimin me një artikull mbi përdorimin e fëmijëve shqiptarë në fushatë elektorale, transmetuar fillimisht nga Radio Deutsche Welle dhe ribotuar prej disa mediave kryesore në Tiranë dhe Prishtinë. Kjo është hera e dytë që Arben Muka, korespondent prej nëntë vitesh i Radio Deutsche Welles nderohet me Çmim gazetarie. Hera e parë ka qenë më 1996 nga Fondacioni Soros.
Qëllimi i dhënies së Çmimit për të Drejtat e Fëmijëve është rritja e ndërgjegjësimit të medias së shkruar, radiofonike dhe asaj televizive për një pasqyrim sa më të mirë të çështjes të të drejtave të fëmijëve, krijimin e më shumë hapësirave në media për fëmijët, si dhe rritjen e etikës së medias në pasqyrimin e çështjes së fëmijëve.