Trafikanti: Mik i rrezikshëm, shfrytëzues i pamëshirshëm
4 Shtator 2015Shifrat nuk tregojnë kurrë tërë historinë. Por ato japin një përshtypje të dimensioneve. Ja një shifër: vetëm në korrik, kanë hyrë nga kufijtë e jashtëm të BE-së 107.500 refugjatë. Këtë e thotë Agjencia për Mbrojtjen e kufijve të BE-së Frontex. Shumica e këtyre njerëzve kanë hyrë me ndihmën e trafikantëve. Çfarë çon në shifrat e tjera: 71 refugjatë të vdekur në një kamion në Austri në fund të gushtit; rreth 500 refugjatë në dy anije, që u mbytën në fund të gushtit para bregdetit të Libisë; 800 të vdekur nga mbytja e një anije refugjatësh në prill në Lampedusa. UNHCR-ha flet për më shumë se 2400 emigrantë që kanë humbur jetën gjatë udhëtimit nëpër Mesdhe.
Se sa fitojnë trafikantët nuk dihet. Por sipas vlerësimeve të Organizatës së OKB-së për Drogat dhe Kriminalitetin, UNDOC, trafikantët fitojnë rreth 150 milionë euro në vit. Por kjo shifër tani duhet të jetë tejkaluar, sepse përllogaritja merr për bazë një shifër prej 55.000 refugjatësh që sillen prej trafikantëve në vit në Evropë. Pra në rast se marrin parasysh vlerësimet e UNDOC-ut i bie që në korrik trafikantët të kenë fituar 300 milionë euro.
Treg edhe për kontrabandistët jo profesionistë
Tuesday Reitano i Global Initiative against Transnational Organised Crime thotë se në tregun e trafikimit mund të hyjë lehtë kushdo. Në intervistë me DW-në ai thotë se ka njerëz që për 1.500 euro marrin në makinë një apo dy emigrantë dhe i kalojnë nëpër tunel nga Kaleja në Dover.
Lufta kundër trafikantëve i ngjan asaj me gjarprin me shumë koka që sa i pret njërën i dalin tri të tjera. Michael Rauschenbach, përgjegjës për luftimin e krimit të organizuar pranë Europolit nuk e konteston këtë. Por në një intervistë për DW ai thekson se: "Është e rëndësishme që Europolit të mbledhë informacionin për kontrabandistët dhe kriminelët e organizuar në shtetet nga vijnë emigrantët, nëpërmjet vendeve tranzit në shtetet e Evropës.". Bazuar në këtë informacion një mund të kryejë së bashku me hetimet shtetet anëtare të BE-së të koordinuara kundër kontrabandistëve.
Arrestimet, një pikë uji në shkretërirë
Europoli ka pasur edhe suksese: p.sh. shkatërrimi i një rrjeti trafikantësh kineze në Spanjë në fund të qershorit, arrestimin e shumë trafikantëve dhe kontrabandistëve në Gjermani në fillim të qershorit ose arrestimi në mbarë Evropën i 77 anëtarëve të një rrjeti trafikantësh në mars. Megjithatë, këto suksese janë një pikë uji në oqean. Sepse në rrjetet e trafikantëve është e vështirë për të depërtuar strukturalisht. Kontrabandistët punojnë pothuajse ekskluzivisht me njerëz të kombësisë së tyre, shpjegon Reinato. Zakonisht nigerianët nuk trafikojnë sirianë, apo sirianët afrikanë. Shumat e mëdha të parave transferohen kryesisht jashtë sistemit bankar.
Kriminologu italian Andrea di Nicola thotë se tregu i trafikantëve nxitet nga kërkesa e njerëzve të dëshpëruar dhe ky treg tani është sërish aktual, sepse qindra-mijëra sirianë po largohen prej luftës civile dhe kërkojnë strehim në Evropë.
Një mjet efikas: smartphonët
Në një hulumtim të shpejtë kolegët arabishtfolës në DW gjetën një faqe në Facebook të titulluar "Për sirianë të cilët kërkojnë azil në Evropë". Kjo faqe ka rreth 3-000 pëlqime. Një video e shkurtër tregon pamje nga brigjet turke dhe një ishull grek. Ishulli gjendet vetëm dy kilometra larg, thotë teksti. Kërkesave nuk u kthehet përgjigje në faqe, por vetëm përmes mesazhee individuale. Në anën ka edhe një konkurrent që e ofron të njëjtin shërbim për gjysmën e çmimit dhe jep gjithashtu edhe një numër telefoni. "Kriminelët reagojnë si të gjithë kriminelët në krimin e organizuar shumë shpejt, për të përdorur të gjitha llojet e zhvillimeve që u vijnë në ndihmë për krimet e tyre", përmbledh Michael Rauschenbach nga Europol.
Por revolucioni teknologjik ka edhe një efekt tjetër: ndërkohë në Facebook ka grupe që shkëmbejnë këshilla se si mund të kalohen kufijtë në Evropë fare pa ndihmën e trafikantëve.