1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tre dele të bardha largojnë një dele të zezë - pas votimeve në Zvicër

Anke Schaefer22 Tetor 2007

Partia nacionalkonservatore zvicerane (SVP) kishte nxitur me pllakate dhe spote në internet ndjenja kundër të huajve. Fushata zgjedhore ishte shumë e ashpër.

https://p.dw.com/p/BtRb
Presidenti partise popullore zvicerane, Ueli MaurerFotografi: AP

Ekspertët kishin parashikuar ndryshime shumë të vogla. Tani janë rreth 2%. Për Zvicrën, ku tradicionalisht ndryshon pak në raportin politik të forcave, kjo është shumë. Presidenti i SVP, Ueli Mauerer, ka shumë besim në vetvete: "Unë jam në përgjithësi i kënaqur, ne kemi një nga rezultatet më të mira, që kur ekziston ky sistem zgjedhor. Ne jemi dyfish me të fortë se partitë e qëndrës dhe një e treta më të fortë se socialdemokratët. Unë mendoj, se në këtë mënyrë pretendimi ynë për të udhëhequr ka gjetur mbështetje fare të qartë."

Thuajse 29% të votave partia popullore zvicerane i ka arritur me një fushatë agresive, tema kryesore e së cilës ishte politika ndaj të huajve. Me një pllakat të njohur e të kritikuar nga OKB-ja, në të cilën tri dele të bardha largojnë një dele të zezë nga flamuri zviceran dhe me të cilën propagandohet largimi i të huajve kriminelë nga Zvicra, SVP vë theksin e vet. Në fillim të tetorit pati përleshje të dhunshme, radikalë të majtë ndaluan në Bern një marshim demonstruesish të SVP me këtë ashpërsi nuk ishte bërë kurrë në Zvicër fushatë zgjedhore.

Figura më e rëndësishme në rradhët e SVP është Kristof Bloher (Christoph Blocher), ai është në qeveri ministri i drejtësisë, është sipërmarrës dhe miliarder dhe ka financuar ndjeshëm fushatën e SVP-s. Se sa nuk dihet, sepse nuk ka transparencë në çështjet e financimit të partive në Zvicër. Bloher ka bërë emër, duke nxjerrë sekretet. Koleget e tij në parlament do të organizojnë tekstualisht një "plan të fshehtë" për ta larguar në fillim të dhjetorit nga qeveria. "Plan të fshehtë" apo jo, ai nuk do të rezalizohet, SVP ka që prej 2003 një post të dytë në qeveri, dhe atë do ta mbajë.

Kush do të hyjë në koalicion me kë?

Zvicra është një demokraci e tipit konkordanc, që do të thotë se drejtohet nga një qeveri shumëpartiake me katër partitë më të mëdha të vendit. Pyetja kryesore tani është: A do të respektojë SVP këtë konkordancë apo do të kerkojë që socialdemokratët, humbësit e këtyre zgjedhjeve, të përjashtohen nga qeveria.

Presidenti Üli Maurer thotë. "Ne jemi për konkordancën. Vendi, Zvicra, mund të qeveriset vetëm në konkordancë. Ndryshe nuk është e mundur." Pra sistemi specifik zviceran nuk do te ndryshojë. Kjo do të thotë se nuk do të ketë koalicione të përcaktuara, por qeveria herë pas here do të gjeje në mënyrë kolegjiale një konsens të ri. Kjo e kufizon pushtetin e SVP.

Presidentet e partive të tjera janë për t´u kthyer te temat konkrete. Fulvio Pelli presidenti i partisë dikur më të madhe në Zvicer FDP, e cila ka pesuar serish humbje thotë: "Besoj se duhet të vendosim së bashku disa synime. Dhe ata duhet t´i zgjedhim tani."

Fitues i madh i zgjedhjeve janë të gjelbrit. Temat e tyre ishin mbrojtja e mjedisit dhe kërkesa per barazi ndërmjet burrit dhe gruas. Edhe pse nuk u arriten 10%, që parashikoheshin, pritet që ata të kerkojnë një vend në qeveri. Megjithatë ata nuk janë dakord, që të bashkëpunojnë me presidentin e SVP, Christoph Blocher. Me 12 dhjetor parlamenti i ri zgjedh qeverinë zvicerane. Diskutimet për këtë zgjedhje kanë filluar tani me të vertetë.