Të majtët konfrontohen me policinë gjatë një manifestimi në Zvicër
7 Tetor 2007Reklamë
Dy javë përpara zgjedhjeve parlamentare në Zvicër disa qindra demonstrues të majtë u përleshën me policinë nëpër rrugët e kryeqytetit Bernë. Si pasojë ka pasur dëme të mëdha: janë shkatërruar restaurante, janë thyer vitrinat e bankave dhe u
është vënë zjarri makinave. Autonomë, siç quhen radikalët anarkistë, të maskuar penguan marshimin e 10.000 simpatizantëve të partisë popullore konservatore të Zvicrës. Gjatë trazirave që pasuan u plasgosën 18 policë dhe janë arrestuar mbi 40 demonstrues.