Të mos harrojmë - Viktimat e stalinizmit
23 Gusht 2016Përballja me historinë e re dhe kryesisht me krimet e secilit regjim në ish-vendet socialiste është e ndryshme. Pas rënies së murit të Berlinit në vitin 1989 dhe shpërbërjes së regjimeve komuniste evropiano-lindore që pasuan aksesi për në arkivat e policisë sekrete u organizua gradualisht dhe në mënyrë të çalë. Dosjet u asgjësuan me tonelata, për të shuar gjurmët e krimit.
Ndryshe nga RDGJ (Repulika Demokratike e Gjermanisë), ku një shoqëri e guximshme civile gjatë kthesës politike mori kontrollin ndaj arkikave të policisë sekrete, STASI, në vendet e tjera të bllokut lindor shërbimet sekrete patën kohë, që përmes aksioneve të qëllimshme t'i fshinin gjurmët e aktivitetve kriminale duke asgjësuar dosjet dhe kësisoj duke iu shmangur përgjegjësisë.
Drejtësi e vonuar
Simptomatik për qendrimin ndaj krimit të diktaturës komuniste është rasti i disidentit rumun Gheorghe Ursu. Vetëm tani, më shumë se 30 vjet pas vdekjes së tij prej torturave në një burg komunist, u akuzua ish-shefi i sigurumit famëkeq të shtetit, Securitate, Tudor Postelnicu. 84 vjeçari akuzohet sot bashkë me tre ish-përgjegjës të tjerë për "krim kundër njerëzimit". Ndër të akuzuarit bën pjesë edhe 92 vjeçari, ish-ministri i Brendshëm George Homostean. Bashkë me Postelnicu në vitin 1985 ai ka urdhëruar arrestimin e inxhinierit dhe poetit Gheorghe Ursu dhe ka mbuluar rrethanat e vdekjes së tij.
Ursu pati mbajtur një ditar kritik kundër politikës së regjimit të Çausheskut dhe ai u dekonsiprua prej informatorëve. Pak javë pas arrestimit ai vdiq si pasojë e torturave sistematike në burg. Dy të akuzuarit e tjerë janë ish-oficerë të Securitates, që duhet të kenë qenë pjesëmarrës në tortura.
Në vitin 2003 u dënuan me 20 vjet burg dy ish-roje të burgut për shkak të tortrurave ndaj Ursus. Pas kësaj i biri i disidentit, Andrei Ursu, për vite me radhë u angazhua që të merrnin dënimin e merituar edhe eprorët. Por përpjekjet e tij hasën në vesh të shurdhër. Vazhdimisht përfaqësues të drejtësisë e konsideronin rastin të mbyllur. Falë këmbënguljes së tij, ky krim tani është zbardhur nga e para.
Premtime boshe?
“Dënimi i komunizmit është sot më shumë se kurrë një detyrim moral, intelektual, politik dhe shoqëror. Të mos e bësh këtë do të thotë që ne bëhemi përjetësisht ndihmës të së keqes tortalitare - qoftë edhe duke heshtur.“ Shprehje të tilla domethënëse janë formuluar në raportin përfgundimtar të Komisionit për Analizën e diktaturës komuniste në Rumani.
Shprehje të ngjashme dëgjon në të gjitha shtete ish-komuniste. Por të tilla deklarata nuk përputhen me realitetin. Mijëra veprime kriminale të regjimeve komuniste me sa duket do të mbeten të pandëshkuara, sepse shumica e dorasve që jetojnë ende janë në moshë të thyer dhe gëzojnë pensione të larta. Një proces i mirëfilltë kundër krimeve të tyre nuk do të mund më të realizohet thjeshtë për arsye biologjike.
Një rëndësi simbolike
Më 23 gusht 1939 në paktin e mossulmimit mes Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjektik u vendos i ashtuquajturi pakti Hitler-Stalin. Me këtë të dyja palët garantuan neutralitetin në rast të një lufte dhe e ndanë Europën mes tyre. Megjithatë më 1941 Gjermania e Hitlerit e shkeli paktin e mossulmimit duke sulmuar Bashkimin Sovjetik. Por edhe pas fundit të Luftës së dytë Botërore dhe humbjes së regjimit nazist miliona njerëzve në Europën Lindore dhe Qendrore iu desh të vazhdojnë të vuajnë nën regjimin totalitar të komunistëve. Pakti Hitler-Stalin konsiderohet si fillimi i njërit prej kapitujve më të errët të historisë europiane.
Për këtë arsye Parlamenti Europian e ka shpallur 23 gushtin ditën përkujtimore ndaj viktimave të stalinizmit dhe nacionalsocializmit. Ajo që mbetet është dënimi simbolik sot i nevojshëm më shumë se kurrë i diktaturave totalitare dhe nderimi i viktimave të tyre.