Të përpirë nga errësira - Fëmijët e zhdukur të Indisë
Me mijëra fëmijë zhduken vit për vit në Indi. Shumë prej tyre nuk gjenden kurrë. Disa i braktisin vetë familjet, kurse të tjerët rrëmbehen dhe detyrohen të punojnë.
Fat tragjik
Sipas një studimi të organizatës “Bachpan Bachao Andolan”, që do të thotë “Shpëtoni fëmijët” çdo orë zhduken në Indi 11 fëmijë. Së paku 4 nga ata nuk gjenden kurrë.
Robëri
Pinky, një vajzë 16 vjeçare arriti të lirohet nga shtëpia e një familjeje të klasës së mesme në New Delhi. Aty ajo ishte e detyruar të punonte si shërbëtore pa pagesë.
Në kërkim mbarështetëror
Këtu një baba tregon fotografinë e birit të tij të humbur. Në dorën tjetër ai mban një kuti për donacione. Me këto të holla ai udhëton në tërë vendin për të kërkuar të birin.
Të arratisurit
Fëmijët që arratisen nga shtëpia, shpesh përfundojnë në punëra në kushte të ngjashme me skllavërinë: Në çajtore, në oborre, pika karburanti apo në industrinë e qilimave. Në kryeqytetin New Delhi policia kryen bastisje në një pikë karburanti, e cila punësonte fëmijë.
Durim
Këtu një djalë mban në dorë fotografitë e motrës së zhdukur. Edhe pas 6 vitesh familja nuk e ka humbur shpresën dhe shpërndan fletushka për ta gjetur atë.
Pritje pafund
Një fëmijë i shpëtuar është sjellë në një strehimore të përkohshme. Aty ai ka jetuar një vit në pritje të ribashkimit me familjen.
Ribashkim i lumtur
Arjun i ribashkuar me nënën e tij, tregon se është mbajtur lidhur për dy vite dhe është detyruar të punojë kopshtin. Nëna e tij nuk i humbi kurrë shpresat.
Në gjendje alarmi
Kjo nënë humbi njërin nga fëmijët. Që prej asaj kohe ajo nuk i lë më asnjë minutë vetëm fëmijët. Më shumë informata mbi fëmijët e zhdukur në Indi mund të gjeni në "Bachpan Bachao Andolan" në internet tek www.bba.org.in.