Tërmet tjetër trondit Meksikën
23 Shtator 2017Epiqendra e tërmetit së shtunës (23.09) ndodhej në jug të vendit, në qytetin Ixtepec në shtetin federal, Oaxaca, sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik. Në kryeqytetin meksikan banorët vrapuan menjëherë në rrugë, ndërkohë që raportohet se lëkundjet kanë qenë të jashtëzakonshme, si në tërmetin e para pak ditëve të shkallës 7,1 ballë.
Qindra vetë humbën jetën të martën e kaluar, ndërkohë që vazhdon puna për gjetjen e të humburve në rrënoja, raportojnë mediat lokale. Deri më tani vetëm 70 vetë janë nxjerrë gjallë nga rrënojat, 40 të tjerë konsiderohen ende të humbur.
Shtetet federale Morelos dhe Puebla janë prekur më së shumti nga tërmeti, mijëra godina janë shkatërruar. Vetëm në kryeqytetin meksikan janë shkatërruar 181 ndërtesa, qindra vetë kanë humbur strehën dhe jetojnë në çadrat e ngritura apo në rrugë.
la/(dpa, afp)