Tërmeti në Kili shkakton viktima dhe dëme materiale
15 Nëntor 2007Reklamë
Si pasojë e një tërmeti të fortë në Kili kanë humbur jetën dy vetë dhe janë lënduar më shumë se 100 të tjerë. 50 punëtorë ndërtimi u zunë nga rrënojat e një tuneli që u shembi si pasojë e tërmetit. Lëkundjet e tokës kanë shkatërruar qindra shtëpi. Tërmeti me fuqi 7,7 ballë të shkallës Richter tronditi veriun e Kilit. Lëkundjet e tokës u ndien edhe në kryeqytetin e vendit Santiago rreth 1300 kilometra larg epiqendrës si dhe në vendet fqinje Peru dhe Bolivi. Kili ndodhet në një zonë të prekur shpesh nga tërmetet.