1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Udhëheqje e re për partinë socialdemokrate gjermane SPD

8 Nëntor 2021

Me kalimin e Klingbeilit në drejtimin e partisë SPD, shtohet pesha e krahut konservator te partia socialdemokrate gjermane, SPD.

https://p.dw.com/p/42jlT
Deutschland | SPD | Lars Klingbeil und Saskia Esken
Fotografi: Jens Krick/Flashpic/picture alliance

Duhet të ketë diçka në atë që thuhet për "SPD-në e re". Kjo "SPD e re”, ndryshe nga ajo e vjetra, përpiqet të eleminojë shpejt dhe në heshtje potencialin për konflikt. Dhe siç shihet në çështjen e kryesisë së partisë, kjo po ecën shumë mirë. Kryesia e SPD-së e ka demonstruar fuqinë e saj shpërthyese mjaft shpesh në të kaluarën. Dhe këtë herë mund të kishim pasur paqetësi. Por tani, Lars Klingbeil, sekretari aktual i përgjithshëm i partisë, do të drejtojë partinë së bashku me ish-bashkëkryetaren Saskia Esken.

Kryeministrja e Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore, Manuela Schwesig, e cila ishte gjithashtu në diskutim, u tërhoq nga gara dhe u deklarua në mbështetje të një lidershipi të dyfishtë të Eskenit dhe Klingbeilit, që do të sillte një ndryshim brezash.

Bashkëkryetarja aktuale ie SPD-së, Esken, dhe sekretari i përgjithshëm, Klingbeil, do ta udhëheqin SPD-në në një udhëheqje të dyfishtë në të ardhmen.

Kandidati për kancelar Scholz i vlerësoi të dy si "një ekip shumë të mirë për përparim dhe kohezion". Vetë Esken dhe Klingbeil njoftuan synimin e tyre për të vazhduar stilin e brendshëm politik të muajve të fundit.

Wahl-Triell - Nach der TV-Diskussion der Kanzlerkandidaten
Fotografi: picture alliance/dpa

Në një letër të përbashkët drejtuar anëtarëve të partisë, ata shkruanin se në formacionin e ri duhet të ruhet uniteti, respekti reciprok dhe serioziteti me të cilin partia kishte vepruar muajt e fundit.

"Arkitekt i rinovimit"

Në letër, Esken dhe Klingbeil kërkojnë mbështetje për kandidaturat e tyre për kryesinë e partisë në mbledhjen e delegatëve të dhjetorit. Letra e Eskenit dhe Klingbeilit vazhdon me fjalët se SPD duhet të paraqesë zgjidhje socialdemokratike dhe t'i shtyjë ato përpara me qëndrim, në mënyrë që jeta në Gjermani të jetë më e mirë për të gjithë.

Të dy ishin emëruar më parë njëzëri në udhëheqjen e re të dyfishtë si nga Kryesia ashtu edhe nga Komiteti Ekzekutiv i SPD. Eskeni e ka lavdëruar Klingbeil-in në televizionin ARD. 60-vjeçarja tha se ai ishte një arkitekt i rinovimit të partisë dhe se e vlerësonte atë personalisht. Ajo dhe Klingbeili, 43 vjeç, vijnë nga krahë të ndryshëm të SPD-së: Eskeni nga e majta e partisë, ndërsa Klingbeili, nga krahu konservator.

Udhëheqja e re e SPD-së do të zgjidhet në një konferencë federale të partisë në Berlin më 10-12 dhjetor. Nuk përjashtohet mundësia që para kongresit të partisë të paraqiten edhe kandidatë të tjerë për kryesinë e SPD-së.

Debati për personelin ishte i nevojshëm sepse ushtruesi i detyrës së bashkëkryetarit Walter-Borgans njoftoi tërheqjen e tij në fund të tetorit. 69-vjeçari e arsyetoi vendimin e tij duke thënë se tani timonin duhet ta marrin të rinjtë. Së bashku me Eskenin, ai e mori drejtimin e SPD në dhjetor 2019 pas një procesi të gjatë përzgjedhjeje.

aud (dlf, ard)