1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia drejt BE-së

Roman Goncharenko / Pandeli Pani26 Qershor 2014

Së bashku me Ukrainën marrëveshjet e asociimit i nënshkruajnë në Bruksel edhe dy republika të tjera ish-sovjetike, Gjerorgjia dhe Moldavia. Të tri vendet janë anëtare të "Partneritetit Lindor".

https://p.dw.com/p/1CQDP
Fotografi: picture-alliance/dpa

Rrethi mbyllet. Pothuajse saktësisht shtatë muaj më parë, më 28 nëntor të vitit 2013, presidenti ukrainas Viktor Janukoviç pati rastin për të bërë histori. Bashkimi Evropian ishte i gatshëm për të nënshkruar në samitin e BE-së të nismës "Partneritet Lindor" në Vilnë marrëveshjen e asociimit me Ukrainën. Kjo marrëveshje e negociuar në vitin 2011 do ta lidhë Ukrainën ekonomikisht me Evropën, duke përfshirë edhe në një zonë të tregtisë së lirë. Viktor Janukoviçi refuzoi. Ai argumentoi me presionin ekonomik nga Rusia. Vendimi i tij shkaktoi një lëvizje proteste që e detyroi atë të ikte në Rusi në fund të shkurtit. Sot (27.06.2014) pasardhësi i sapozgjedhur Petro Poroshenko nënshkruan në takimin e BE-së në Bruksel të marrëveshjen e asociimit.

Kjo ka të bëjë me pjesën qendrore ekonomike. Asociimi politik u nënshkrua nga kryeministri Arseni Jacenjuk më 21 mars. Në atë kohë Brukseli donte të tregonte solidaritet me Ukrainën pas aneksimit nga Rusia të gadishullit të Krimesë.

Russische Panzer auf der Krim
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gëzim i përmbajtur, shpresa të e mëdha

Ukraina kërcënohet tani nga humbja e zonave të tjera në lindje. Në Donetsk dhe Luhansk separatistët prorusë kanë shpallur "republikat popullore" dhe kryejnë luftime të ashpra me ushtrinë ukrainase. Qindra vetë kanë vdekur deri tani. Kievi e akuzon Rusinë se mbështet luftëtarët separatistë me armë dhe furnizime. Poroshenko shpalli një armëpushim njëjavor, i cili përfundon të premten në orën 9:00. Edhe pse ky u përkrah publikisht nga separatistët, ata e injorojnë atë praktikisht. Si dhe më parë, çdo ditë vdesin njerëz.

Ngjarjet në Ukrainën lindore e turbullojnë gëzimin për marrëveshjen e asociimit, por Kievi shpreson për më tepër ndihma ekonomike nga Brukseli. Vendi ka nevojë për ndihma në miliarda, sepse është në prag të falimentimit. Po ashtu Kievi shpreson se marrëveshja e asociimit është hapi i parë në drejtim të anëtarësimit të plotë në BE.

Edhe Gjeorgjia dhe Moldavia

Së bashku me Ukrainën marrëveshjet e asociimit i nënshkruajnë në Bruksel edhe dy republika të tjera ish-sovjetike, Gjerorgjia dhe Moldavia. Të tri vendet janë anëtare të "Partneritetit Lindor". Në fakt, nënshkrimi ishte planifikuar më vonë, por ngjarjet në Ukrainë e përshpejtuan këtë, mendojnë vëzhguesit e Evropës Lindore. Si politikanët dhe njerëzit e zakonshëm e kanë kuptuar se "nuk ka kuptim që të vazhdojë të mbështeten tek Rusi," tha Kasha Gogolashvili në një intervistë për Deutsche Wellen. Numri i atyre që ende besojnë në marrëdhënie të mira me Rusinë është sipas ekspertit të Fondacionit Gjeorgjian për Studime Strategjike, në rënie.

Konzert Wir wählen Europa in Tiflis Georgien
Fotografi: DW/A. Oganjanyan

"Më të rëndësishme janë kushtet që na japin mundësi për reforma të reja dhe investime të reja," tha Pirkka Tapiola, shef i Delegacionit të BE-së në Moldavi për DW-në. Brukseli ka në radhë të parë interes për afrimin ekonomik, që nuk drejtohet kundër vendeve të tjera.

Pas nënshkrimit të tre vendet duan ta ratifikojnë marrëveshjen në parlamentet e tyre shpejt në mënyrë që ajo të mund të hyjë pjesërisht në fuqi që në vjeshtë. Pas kësaj Kievi, Tbilisi dhe Kisinau do ta përshtasin legjislacionin e tyre me BE-në. Megjithatë ratifikimi përfundimtar nga të gjithë 28 vendet anëtare të BE-së ka të ngjarë të zgjasë disa vite.