1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukrainë: Presidentja e Parlamentit të BE-së viziton Kievin

2 Prill 2022

Roberta Metsola, zyrtarja e parë e lartë e BE-së që viziton Ukrainën pas pushtimit nga Rusia më 24 mars, e quajtin luftën të paligjshme, të paprovokuar dhe të panevojshme dhe premtoi ndihma të mëtejshme për Ukrainën

https://p.dw.com/p/49N40
Ukraine | Treffen Präsident des Europäischen Parlaments Roberta Metsola und Präsident Wolodymyr Selenskyj
Fotografi: Ukrainian Presidential Press Office/AP/picture alliance

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, u takua me Presidentin e Ukrainës Zelenski në kuadër të vizitës së saj të papritur në Kiev. Metsola u zotua se Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën e tij për Ukrainën.

Metsola ndodhet në Kiev për të treguar mbështetjen e BE-së për Ukrainën. Zëdhënësi i saj tha se për arsye sigurie për vizitën nuk do të jepen mjaft detaje.

Ukraine | Treffen Präsident Wolodymyr Selenskyj und Präsident des Europäischen Parlaments Roberta Metsola
Fotografi: Ukrainian Presidential Press Office/AP/picture alliance

Pas mbërritjes në Kiev Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shkroi në Twitter: "Jam në Kiev për të dhënë një mesazh shprese".

Në një deklaratë pas takimit me kryetarin e parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefancuk, ajo tha se BE-ja "do t'ju ndihmojë të rindërtoni qytetet dhe qytezat tuaja pasi të përfundojë kjo luftë e paligjshme, e paprovokuar dhe e panevojshme".

BE: Ndihma humanitare dhe ushtarake për Ukrainën

Ajo shtoi se ndihmat humanitare dhe ushtarake të BE-së për Ukrainën do të shtohen dhe tha se BE-ja "do të kujdeset për familjet tuaja që janë detyruar të ikin".

Politikania malteze është zyrtarja e parë e lartë e BE-së që viziton Ukrainën pas pushtimit nga Rusia.

Ukraine Kiew | Besuch der EU-Regierungschefs | Mateusz Morawiecki & Jaroslaw Kaczynski & Petr Fiala & Janez Jansa
Mateusz Morawiecki, Jaroslaw Kaczynski, Petr Fiala, Janez Jansa, Volodymyr ZelenskiFotografi: Ukrainian Presidential Press Office/REUTERS

Në mes të muajit mars në Kiev ishin për vizitë kryeministri polak Mateusz Morawiecki, së bashku me homologët e tij çekë dhe sllovenë, Petr Fiala dhe Janez Jansa. Ata u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski dhe kryeministrin Denys Shmyhal për të demonstruar solidaritetin e tyre me Ukrainën.