1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ultimatum për presidentin Mursi

dpa/dw/PP1 Korrik 2013

Në Egjipt janë intensifikuar në mënyrë dramatike protestat kundër presidentit Mohamed Mursi.

https://p.dw.com/p/18zcK
Fotografi: DW/Nael Eltoukhy

Kundërshtarët e qeverisë sulmuan në Kajro selinë e Vëllazërisë islamiste Myslimane, e cila është e afërt me presidentin Mursi, dhe u vunë zjarrin zyrave.

Që mbrëmë (30/06/2013) në mbarë vendin pati protesta dhe trazira, ku sipas autoriteteve janë vrarë të paktën 16 vetë.

Në Kairo dolën në rrugë të dielën në mbrëmje qindra-mijëra protestues që iu bashkuan protestave kundër presidentit Mursi. Ndër ta të pasur dhe të varfër, të rinj dhe të moshuar, mbështetës të ushtrosë dhe revolucionarë liberalë, burra dhe gra, me dhe pa ferexhe. Ata thërrisnin "Irrhaal!" që në arabisht do të thotë "Zhduku!" - thirrje kjo drejtuar presidentit Mursi.

Kairo Massenproteste gegen Präsident Mursi 01.07.2013
Fotografi: Reuters

Ultimatum për dorëheqje

Lëvizja opozitare i ka dhënë presidentit Mursi një ultimatum për të dhënë dorëheqjen deri martën pasdite.

Katër nga ministrat e tij kanë dorëzuar tashmë në mes të trazirave dorëheqjet e tyre. Kritikët e akuzojnë presidentin Mursi, se ai përfaqëson vetëm interesat e Vëllazërisë Myslimane. Po ashtu edhe pse ka kaluar një vit që Mursi ka marrë detyrën nuk janë zgjidhur as problemet masive ekonomike dhe sociale të Egjiptit dhe për këtë arsye e ka humbur legjitimitetin e tij.