Ushtria izraelite vrau në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës katër palestinezë
25 Gusht 2007Reklamë
Ushtarët izraelitë vranë në Bregun Perëndimor dhe në kufi me Rripin e Gazës katër njerëz. Në mesin e viktimave sipas të dhënave palestineze është edhe një arab palestinez i moshës 13 vjeçare i cili ishte për vizitë tek vëllau i tij në Jordanin Perëndimor. Ushtria kishte rrethuar shtëpinë ku ndodheshin ata ç'rast ka ardhur deri te shkëmbimi i zjarrit. Ndërkaq në Rripin e Gazës sipas të dhënave ushtarake janë vrarë dy palestinezë të armatosur të cilët më parë kishin hapur zjarr ndaj ushtarëve izraelitë.