1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Valë gripi në Gjermani

10 Janar 2025

Në Gjermani po shtohet ndjeshëm numri i të infektuarve me grip. Madje ka edhe të vdekur.

https://p.dw.com/p/4p08o
Grua me grip shtrirë në shtrat duke fshirë hundët
Pamje ilustruese e të sëmurit me gripFotografi: blackday/Zoonar/picture alliance

Instituti gjerman për sëmundjet infektive "Robert Koch Institut" sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani.  Sipas raportit të fundit të RKI që nga fillimi i dhjetorit, numri i rasteve të infeksioneve është rritur ndjeshëm. Edhe vitet e fundit janari ka qenë periudha në të cilën numri i infektimeve është rritur ndjeshëm. Thënë shumë thjesht për valë gripi flitet kur viruse gripale të tipit influenca A ose B gjenden në një nga analizat e çdo pesë pacientëve.

40 të vdekur nga infektimi me virusin e gripit

Sipas raportit të RKI-së është rritur gjithashtu edhe numri i shtrimeve në spital i personave me diagnozën grip. Në periudhën 2 deri më 30 dhjetor u shtruan në spital rreth 18 për qind e pacientëve të diagnostikuar me grip. Kurse nga data 30 dhjetor deri sot kjo shifër është rreth 27 për qind. Shifrat u referohen rasteve të raportuara në RKI. Javët e fundit është vënë re gjithashtu edhe një rritje e infektimeve me virusin sincicial respirator (RSV).

Një mjek me dorashka blu jep vaksinën
Pamje ilustruese e vaksinimitFotografi: Cecilia Fabiano/LaPresse/Zuma/picture alliance

Po ashtu njoftohet edhe për persona që kanë vdekur për shkak të infeksionit me grip. Deri tani për sezonin dimëror 2024/25 në RKI janë raportuar 40 vdekje nga infeksioni me virusin e gripit. Sipas RKI-së, 80 përqind e të prekurve ishin 60 vjeç ose më të vjetër. Po ashtu në RKI janë raportuar edhe pesë vdekje për shkak të infeksioneve me RSV.

Krank im Urlaub
Fotografi: Imago Images/Panthermedia/A. Guillem