Vazhdon granatimi i kampit palestinez në Liban
12 Qershor 2007Reklamë
Njësi të ushtrisë libaneze vazhdojnë të godasin me artileri ekstremistët myslimanë në kampin palestinez Nahr al-Bared. Dëshmitarët okularë flasin për 20 goditje me granata në minutë në kampin që gjendet në veri të vendit. Në lindje të vendit forcat libaneze të sigurisë arrestuan tetë persona me dyshimin për anëtarësi në një grup militant islamist. Që javën e kaluar në rajonin e luginës Bekaa u arrestuan pesë vetë me dyshimin për lidhje me organizatën terroriste 'El Kaida'.