Vazhdon greva e përgjithshme e punonjësve të shëndetësisë në Kosovë
14 Tetor 2008Punonjësit e shëndëtësisë në të gjitha nivelet dhe gjithandej Kosovës po vazhdojnë grevën e përgjithshme duke kërkuar kushte më të mira në punë dhe rritje pagash. Në spitalet e Kosovës trajohen vëtëm rastet emergjente, ndërsa rastet e cilësuara të ftohta duhet të presin. Federata sindikale e shëndetësisë së Kosovës kërkon nga qeveria kushte më të mira në punë, të sigurojë mjete esenciale për trajtimin e rasteve dhe rritje pagash deri në 50 % për punononjësit e shëndetësisë.
Qeveria ofruan një rritje simbolike pagash
Oferta e qeverisë bazuar në ato sa lejon buxheti i Kosovës, nuk pranohet nga sindikalistët. Skëndër Bërisha zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se kjo ministri ka nënshkruar një vendim që prej tëtorit të vitit 2008, të ketë një rritje prej 44 eurosh ose 18 % të pagave për të gjithë punëtorët e shëndëtësisë. Kjo ofertë e Ministrisë së Shëndëtësisë është e pamjaftuëshme për sindikalistët dhe për pasojë greva vazhdon. Jahir Mulolli, nënkryëtar i Sindikatës së Shëndetësisë, thotë se sindikalistët e kanë vlerësuar këtë ofertë si jo të mjaftueshme dhe e cila nuk garanton premtimet e dhëna për vitin 2009. Por zyrtarë nga ministria e shëndetësisë, thonë se ata kanë paraparë që edhe vitin e ardhshëm të ketë rritje pagash dhe për këtë është paraparë rritje e buxhetit në shumë prëj afro 7 milion eurosh. Këtij premtimi nuk i bësojnë sindikalistët, por ata kërkojnë që të arrihet një marrëveshjë në letër me ministrinë e cila për ta disa herë ka treguar se nuk ka mbajtur premtimet.