1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vizita e Lavrovit në Ballkan & Protestat e refugjatëve në Australi & Donacionet e BE-së për sarkofagun e Çernobilit

23 Prill 2011
https://p.dw.com/p/112xr

1. Shefi i diplomacisë Ruse Sergej Lavrov ne kuadër të turit Ballkanik vizitoi edhe Podgoricen ku u takua me zyrtarët më të lartë shtetërorë. Në takim u vlerësuan lartë mardhëniet tradicionale midis dy vendeve ndërkohë që nëshkrimi i një sëre marreveshjeve bilaterale do ta forcoj këtë bashkëpunim . Lavrov deklaroi ne Podgoricë se Rusia do të vazhdoj të ruaj pozicionin lider me investimet në Mal të Zi. Vera Katana.

2. Në Metropolin australian Sidney refugjatë, të cilët presin në një kamp internimi përgjigjen për kërkesën e tyre për azil, vunë zjarre të mërkurën (20.4.) dhe pushtuan një çati shtëpie. Udo Schmidt sjell hollësitë.

3. I ashtuquajturi sarkofag, i cili mbulon bllokun e reaktorëve që shpëthyen në Çernobil dhe mban të mbyllur materien rrezatuese vdekjeprurëse, tani duhet të rinovohet. Një sipërmarrje e vështirë, për të cilën BE i vë në dispozicion Ukrainës edhe 110 milionë euro shtesë. Të martën (19.4.) një numër shtetesh, ndër ta anëtarë të BE-së dhe G-8, do të prezantojnë në një konferencë në Kiev mbështetjen e tyre për izolimin e ri të centralit bërthamor. Informacioni nga Christina Nagel.