1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vrasja e gjeorgjianit në Berlin - Heton Prokuroria Federale

4 Dhjetor 2019

Në gusht në Berlin u vra një gjeorgjian. Shumë shpejt lindi dyshimi, që kjo mund të ishte një vrasje e porositur nga Rusia. Tani hetimet drejtohen nga Prokuroria Federale. Edhe Ministria e Jashtme ka reguar.

https://p.dw.com/p/3UEdK
Deutschland Bundesanwaltschaft in Karlsruhe
Selia e Prokurorisë Federale në KarlsruheFotografi: picture-alliance/dpa/U. Anspach

Pas vrasjes së pandehur si me porosi të një gjeorgjiani në Berlin Prokuroria Federale po heton në pistën e dyshimeve, se personi është vrarë me porosi të organeve shtetëtore nga Rusia apo Çeçenia. Për këtë ka "një sërë pika faktike referimi", vuri në dukje Prokuroria Federale në Karlsruhe, e cila ka marrë përsipër hetimet. Ministri i Brrendshëm Horst Seehofer në një konferencë shtypi falenderoi Prokurorinë Federale dhe tha, se hetimet nxjerrin në pah diçka "për rëndësinë e këtij krimi".

Prokuroria Federale është përgjegjëse vetëm në rastet, kur ka dyshiem konkrete, që shërbimi sekret i një fuqie të huaj ka dorë pas aktit. në nëj rast të tillë aktivizohet sektori i spiunazhit në Karlsruhe. Sfondi ka të bëjë me faktin, se "aktivitetet e agjentëve sekretë" mund të rrezikojnë sigurinë në Gjermani.

Dy diplomatë të Ambasadës Ruse në Berlin detyrohen të largohen nga Gjermania

Ndërkaq Ministria e Jashtme njoftoi, se ka përjashtuar dy diplomatë rusë në kontekstin e vrasjes. Ata u dëbuan me veprim të menjëhershëm si persona të padëshiruar. Me këtë vendim qeveria federale reagon, që autoritete ruse "pavarësisht kërkesave me insistim nga nivele të larta nuk kanë bashkëvepruar mjaftueshëm për zbardhjen e kësaj vrasjeje", deklaroi Ministria e Jashtme në Berlin.

Mbështetje nga kancelarja

Kancelarja Angela Merkel e mbështeti vendimin për dëbimin e diplomatëve rusë. Në fund të samitit të NATO-s në Londër ajo tha, se qeveria ka ndërmarrë masat, sepse ajo nuk ka parë që "Rusia të na mbështesë në zbardhjen e vrasjes". Merkel tha më tej, se ka biseduar me aleatët e NATO-s. Në nivel bilateral "është një ngjarje, që për fat të keq ne nuk kemi pasur ndihmë aktive nga për zbardhjen e këtij rasti".

Në ditën me diell

Më 23 gusht një çeçn me nënshtetësi gjeorgjiane është vrarë duke u qëlluar nga pas në një park të vogël në lagjen Berlin-Moabit. vrasësi në mes të ditës i është afruar atij me biçikletë dhe e ka qëlluar në shënjestër në shpinë dhe në kokë. Dorasi, një 49 vjeçar me pasaportë ruse, pak pas atentatit u ndalua. Qëkurse është arrestuar ai hesht.

Pas vrasjes së gjeorgjianit: dyshime për përfshirjen e Rusisë

Viktima e vrasjes sipas njoftimeve të ndryshme në media në fillim të viteve 2000 ka qenë në luftë anën e çeçenëve mysliamnë kundër Rusisë. Ndaj tij në maj 2005 ka pasur një sulm për vrasje në kryeqytetin eGjeorgjisë Tbilis, prej nga si pasojë ai kishte mbetur i plagosur. Pas arratisjes së tij nga Gjeorgjia ai aplikoi për azil në Gjermani, ku jetonte që nga viti 2016.

"Jo miqësore dhe e paargumentuar"

Rusia reagoi ndaj vendimit të Gjermanisë duke hedhur poshtë dyshimet dhe se nuk ka asnjë lloj përfshirjeje në këtë vrasje.  "Këto janë spekulime të pabaza", tha zëhdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, në një konferencë me telefon. "Kjo temë po fryhet në mediet gjermane. Por kjo nuk do të thotë që gjërat kanë rrjedhur kështu." Ai tha, se nuk beson të ketë aspekte serioze dyshimi për një përfshirje të autoriteteve ruse.

Nga Ministria e Jashtme ruse thanë, se pas dëbimit të dy diplomatëve do të ketë reagim edhe nga Rusia. Moska ndihet e detyruar të reagojë, njofton agjensia shtetërore e lajmeve Tass. Veprimi i Gjermanisë është jo miqësor dhe i paargumentuar, thuhet më tej.

lh/ww (dpa, rtr, afp)