Vrasje në amok - një serb 60 vjeçar vret 13 vetë
9 Prill 2013Një serb në gjendje amoku sipas të dhënave të policisë ka qëlluar me armë ndaj 13 personave ndër ta edhe një djalin e tij dy vjeç. Vrasja ndodhi në fshatin Velika Ivanca, rreth 50 km në jug- lindje të Beogradit. Personi i dyshuar si autor i krimit është identifikuar si Ljubisa B. Fillimisht ai vrau djalin e tij dhe më pas qëlloi edhe ndaj bashkëshortes. 60 vjeçari është larguar nga banesa dhe ka qëlluar më pas viktimat e tjera në katër shtëpi të ndryshme në lagjen, ku jetonte me familjen e tij.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie, të cilat bëjnë të ditur se ende nuk dihen arsyet e krimit ndërsa viktimat janë familjarë, të afërm dhe fqinj të vrasësit. Mediat në Serbi citojnë fqinjët e 60 vjeçarit, të cilët kanë thënë se autori nuk kishte pasur sjellje të dhunshme më parë dhe nuk kishte qenë person problematik. Pas vrasjeve, ai ka tentuar të vrasë veten dhe gruan e tij, por kanë mbetur të dy të plagosur. 60 vjeçari së bashku me bashkëshorten aktualisht ndodhen në spital, bëjnë të ditur burimet nga policia.