Vritet orkestruesi i sulmeve të 7 tetorit, Yanya Sanwar
18 Tetor 2024Reklamë
Yahya Sanwar, lideri i Hamas-it, u vra dje nga ushtria izraelite. I njohur si arkitekti i sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor në Izrael, ku mbetën të vrarë 1200 izraelitë dhe u morrën 250 pengje, vdekja e tij vjen pas një serie vrasjesh të liderëve me profil të lartë gjatë muajve të fundit të Hamasit. Sinwar ishte i njohur mes mbështetësve dhe armiqve për një kombinim të dinakërisë dhe brutalitetit. Hamasi kategorizohet si organizatë terroriste nga SHBA, Gjermania, BE e vende të tjera.