1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Westerwelle mbështetje për Afganistanin

21 Nëntor 2011

Gjatë një vizite të shkurtër në Kabul ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle e siguroi Afganistanin për mbështetje për periudhën pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare në fund të vitit 2014.

https://p.dw.com/p/13Dzn
Außenminister Guido Westerwelle (FDP) spicht am Samstag (19.11.2011) in Kabul in Afghanistan neben Präsident Hamid Karsai (l). Westerwelle hält sich zu einem eintägigen Besuch in Kabul auf. Foto: Michael Kappeler dpa
Guido Westerwelle në KabulFotografi: picture-alliance/dpa

Westerwelle u takua në kryeqytetin afgan me presidenti Hamid Karzai, ministrin e Jashtëm Salmai Rassoul dhe ushtarë të ushtrisë gjermane të stacionuar në Kabul. Diskutimet me autoritetet afgane lidheshin kryesisht me përgatitjen e konferencës ndërkombëtare për Afganistanin që do të zhvillohet në Bon më 5 dhjetor. Fjala është për të ardhmen e Afganistanit pas përfundimit të tërheqjes së trupave luftarake të NATO-s të planifikuar në vitin 2014. Mesazhi i ministrit të Jashtëm gjerman Guido Westerwelle ishte i qartë: Afganistani nuk do të lihet në harresë as pas vitit 2014, pasi të largohen trupat ndërkombëtare. Mantra dhe motoja e re e qeverisë është "Dorëzimi i Përgjegjësive". Presidenti Karzai e vlerësoi Gjermaninë si një mik të madh i cili edhe në kohë të keqe ka qenë gjithmonë në anë të Afganistanit.

Karzai është optimist: "Ditët e ardhshme dhe konferencën në Bon do ta tregojnë vullnetin e mirë dhe miqësinë. Ne jemi shumë mirënjohës. Gjermania do të bëjë, si gjithmonë, punë të mirë, dhe unë jam i sigurt se Gjermania e ka bërë këtë gjithmonë."

Ende nuk duket se ka një ide themelore apo një plan të pjekur, për një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurtë për Afganistanin. Vetëm gjë është është e sigurt: që trupat e huaja do të largohen. Ky është një veprim jashtëzakonisht i vështirë balancimi. Pas tërheqjes së trupave situata e brishtë e sigurisë në Afganistan mund të përkeqësohet edhe më tej. Prej kësaj paralajmërojnë vazhdimisht jo vetëm ushtarakë të rangut të lartë. Nga ana tjetër, një datë për tërheqjen e trupave është ndoshta e nevojshme për të rritur presionin mbi qeverinë afgane për t'i marrë gjërat në duart e veta, edhe pse me përkrahjen e vazhdueshme nga jashtë.

Në konferencën në Bon do të flitet për perspektiva, por jo për ndihma të mëtejshme. Një problem mbetet vetë qeveria Karzai, mendon Selay Ghaffar, e cila do të jetë si përfaqësuese e shoqërisë civile pjese e delegacionit afgan në Bon. Populli i Afganistanit është i gatshëm për demokraci dhe të drejtat e njeriut. "Për fat të keq, qeveria jonë nuk është në gjendje për ta ofruar atë," thotë Ghaffar Selay.

Autor: Christoph Grabenheinrich / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti