Wilders holandezëve: Jashtë euros, jashtë BE-së
18 Korrik 2012Asnjëherë më parë nuk e ka kërkuar kaq qartë dhe prerazi shkëputjen e vendit të tij bashkësia evropiane, Geert Wilders, populisti i djathtë holandez me Partinë e tij për Lirinë. Jashtë euros, jashtë Bashkimit Evropian kërkon ai dhe e argumenton këtë në një poster elektoral me tone marciale: "Euro nuk është para, ajo na kushton ne para, Bashkimi Evropian është fatkeqësi për Holandën."
Me insisitim të veçantë Wilders u kundërvihet pagesave të mëtejshme në fondin e ndihmave të ashtuquajtuar ombrella e shpëtimit të euros. Për këtë arësye në prill 2012 ai refuzoi mbështetjen ndaj kabinetit qeveritar të minorancës të përbërë nga liberalët dhe kristiandemokratët, duke e çuar kësisoj qeverinë me një lëvizje drejt zgjedhjeve të reja. Bashkëqatetatëreve të vet ai u shpjegon: "Ne duhet të paguajmë miliarda për Greqinë, tani edhe Spanja ka nevojë për mbështetjen tonë, e po kështu edhe Portugalia e Qiproja, ndoshta së shpejti edhe Italia. Banka të falimentuara dhe vende të rënuara ekonomisht duhet t'i paguani Ju."
Asnjëra parti nuk preferon aleancë me Wilders
Në bazë të sondazheve të fundit të Institutit prestigjoz holandez Maurice de Hond, populistët e djathtë holandezë do të vazhdonin të mbeteshin forca e tretë në parlamentin e Hagës të përbërë nga dhjetë parti. Partia e tij renditet me pak diferencë pas liberal-konservatorëve të kryeministrit Mark Rutte dhe krejt papritur në vend të dytë renditen socialistët. Asnjëherë më parë socialistët nuk kanë nxjerrë "kryeministër të Holandës" nga radhët e tyre. Mësuesi dashamirës dhe kryetar i socialistëve Emile Roemer vërtetë mund të jetë i pari që t'ia dalë të bëhet kryeministër. Rutte dhe Roemer ndërkohë do të kishin pothuasje gjysmën e 150 mandateve parlamentare. Por nuk ka pothuajse asnjë mundësi që të dyja partitë e tyre të krijojnë një koalicion, madje kjo përjashtohet. As impulset armiqësore të Geert Wilders kundrejt Evropës nuk gjejnë rezonancë të madhe tek holandezët. Ai del i humbur në anketime. Ai humbet me pak pikë, por në mënyrë të vazhdueshme. Ndonëse problemi kryesor i tij është diçka krejt tjetër: Askush nuk do të hyjë në koalicion me Mozartin, siç e quajnë atë për shkak të krifës me kaçurrela. Konservatorëve u ka ardhur në majë të hundës dhe të majtët preferojnë më mirë bankën e ashpër të opozitës, se sa të lidhin kontratë koalcioni qeveritar me Wilders.