1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi: Opozita prin në zgjedhjet lokale në qytetet kryesore

31 Mars 2024

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve lokale opozita kryeson në Stamboll dhe Ankara. Nëse konfirmohet rezultati kjo do të jetë një humbje e konsiderueshme për partinë e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

https://p.dw.com/p/4eIfI
Zgjedhjet lokale në  Turqi, kandidati opozitar Ekrem İmamoğlu
Mbështetës të opozitës festojnë fitoren e kandidatit të CHP, Ekrem İmamoğlu, në Stamboll Fotografi: Pelin Ünker/DW

Sipas mediave lokale kandidati i opozitës dhe kryebashkiaku aktual i Stambollit, Ekrem Imamoglu, kryeson në zgjedhjet lokale në Turqi.

Sipas radio-televizionit shtetëror TRT  NTV pas numërimit të 76% të votave në qytetin më të madh të vendit partia kryesore opozitare e vendit, Partia Popullore Republikane (CHP) ka fituar mbi 50% të tyre.

Opozita optimiste pas rezultateve paraprake

"Bazuar në të dhënat që kemi marrë, mund të them se besimi i qytetarëve tek ne është shpërblyer," u tha Imamoglu gazetarëve në selinë e CHP-së në Stamboll.

Murat Kurum, kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, që drejton në nivel kombëtar, ka marrë më pak se 41%. të votave.

Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, kandidati i CHP kryeson me afro 59% kurse kandidati i partisë në pushtet kishte fituar 33% nga 53% e votave të numëruara.

Mbështetës të opozitës festojnë fitoren e kandidatit të CHP në Stamboll
Mbështetës të opozitës festojnë fitoren e kandidatit të CHP në Stamboll Fotografi: Uğur Sahin/DW

Kandidati i CHP-së, kryebashkiaku Mansur Yavas, shpalli fitoren, duke thënë se "zgjedhjet kanë përfunduar dhe ne do të vazhdojmë t'i shërbejmë Ankarasë".

Sipas rezultateve paraprake të njoftuara nga radio-televizioni shtetëror TRT partia CHP kryeson gjithashtu në qytetin e tretë më të madh të Turqisë, Izmir, dhe duket se do të fitojë shumicën e votave edhe në 36 nga 81 provincat e vendit.

Mbështetës të opozitës festojnë fitoren e kandidatit të CHP në Stamboll
Mbështetës të opozitës festojnë fitoren e kandidatit të CHP në Stamboll Fotografi: Ali Unal/AP Photo/picture alliance

Rreth 61 milionë vetë, ndër ta më shumë se një milion persona që votonin për herë të parë, kishin të drejtë vote për të gjitha bashkitë metropolitane, kryebashkiakët e qyteteve dhe të rretheve, si dhe administratat e lagjeve.

Agjencia shtetërore Anadolu njoftoi se pjesëmarrja në votime ishte rreth 76%.