Zgjedhjet në Shqipëri / Vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane për Marrëvesgjen e Lisbonës / Dorëheqja e kryeminisrit kroat Ivo Sanader
5 Korrik 20091. Gati një javë ka kaluar që pas zgjedhjeve në Shqipëri, e megjithatë ende nuk është përcaktuar rezultati përfundimtar i votimeve. Të shtunën Komisioni qendror i Zgjedhjeve vazhdon të merret me verfikimin e kontestimeve të fundit të votave të numëruara në qendrat e veçanta elektorale. Njëkohësisht Lëvizja Socialiste për Integrim, parti liberale e majtë, e drejtuar nga Ilir Meta i dha fund situatës politike mat të krijuar në vend duke shprehur gatishmërinë për të krijuar koalicion me konservatorët nën kryeministritn Sali Berisha - një shenjë kjo e pjekurisë së sistemit partiak mendon Fabian Schmidt në komentin e tij.
2. Gjykata Kushtetuese gjermane vendosi që Marrëveshja e Lisbonës është në harmoni me kushtetutën gjermane, por duhet të sigurohet një angazhim më i madh i parlamentit dhe i Këshillit të Federatës, Bundesratit.
3. Kryeministri kroat Ivo Sanader largohet plotësisht nga politika. Sanader dha të mërkurën në Zagreb papritur dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të partisë konservatore bashkësia demokratike kroate (HDZ). 56 vjeçari Sanader nuk dha ndonjë shpjegim për këtë hap.