1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zvicra vend tranzit për refugjatët?

Carsten Grün25 Gusht 2016

Numri i refugjatëve që përpiqen të hyjnë nga Italia në Zvicër është aq i madh sa autoritetet po kontrollojnë gjithnjë e më me forcë kufijtë. Refugjatët duan të kalojnë përmes Zvicrës në Gjermani.

https://p.dw.com/p/1Jp8u
Fotografi: picture-alliance/Ropi/Malosio/Fotogramma

Gjithnjë e më shumë kufij në BE po ruhen rreptësisht për shkak të fluksit të refugjatëve. Si rezultat trafikantët dhe refugjatë janë vazhdimisht në kërkim të rrugëve të reja për emigrantët nga rajonet e krizës në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Tani autoritetet zvicerane po vërejnë prej disa muajsh një rritje të numrit të refugjatëve që hyjnë nga Italia.

Me sa numri i refugjatëve që përpiqen të hyjnë është aq i madh sa autoritetet po kontrollojnë gjithnjë e më me forcë kufijtë në Chiasso. Nga qyteti italian Domodossola kanë hyrë në Lugano në muajt qershor dhe korrik 9.900 vetë. 4.208 syresh janë dëbuar për në Itali. Kurse numri i përgjithshëm i personave që kanë hyrë ilegalisht në këtë kohë në Zvicër është 22.181 vetë, sikurse shpjegoi për Deutsche Wellen Administrata Kufitare e Zvicrës.

Schweizer Grenze Bundespolizisten
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Seeger

Jo kërkesë për azil në Zvicër

Zvicra është shumë restriktive, sepse nuk do të bëhet vend tranzit për refugjatët. Edhe pse refugjatët kanë mundësi të bëjnë kërkesë për azil në Zvicër dhe të qëndrojnë aty, shumë nuk e bëjnë këtë. Ata duan të vazhdojnë rrugën për në Gjermani apo Suedi.

Shumica e refugjatëvë duan të vijnë në Gjermani. Vetëm në qershor policia kufitare gjermane ka regjistruar 1008 persona që kanë hyrë ilegalisht nga Zvicra. Miriam Behrens, eksperte për emigrimin shpjegon se përse njerëzit nuk duan të qëndrojnë në Zvicër, edhe pse ky vend është ekonomikisht i qëndrueshëm. "Shumë njerëz në kanë kokë pamjet nga Gjermania apo Suedia në lidhje me pritjen që iu bë refugjatëve, po ashtu ata kanë zakonisht miq apo të afërm që jetojnë në këto vende. Prandaj shumë përpiqen për të ardhur në Gjermani, edhe në qoftë se kanë bërë më parë kërkesë për azil në Zvicër."

Deutschland Schweiz Grenze in Konstanz
Fotografi: picture-alliance/dpa/F. Kästle

Në shënjestër të policisë bandat e trafikantëve

Edhe në Gjermani janë shtuar kontrollet kufitare. Por në fokus të kontrolleve nuk janë domosdoshmërisht vetë refugjatët, por organizatat e kontrabandistëve dhe të trafikantëve që veprojnë në sfond dhe mundohet vazhdimisht të gjejnë rrugë të reja drejt Evropës. Për këtë shkak zyrat e Policisë Kufitare Federale në zonat e prekura në jugperëndim po shtojnë personelin. Kështu në zonën kufitare janë dërguar rreth 30 kufitarë shtesë. Ata po ndërmarrin operacione të përbashkëta kontrolli me rojet kufitare zvicerane.