1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Frikë nga atentate - Shkëmbim zjarri në aeroportin e Kabulit

23 Gusht 2021

Mijëra vetë presin ende për t'u evakuuar nga aeroporti i Kabulit. Ndërkohë të hënën herët u njoftua, se në aeroport ka pasur shkëmbime zjarri që çuan në vrasjen e një personi nga forcat e sigurisë.

https://p.dw.com/p/3zMbi
Afghanistan Kabul | Flüchtlinge warten vor dem Flughafen
Fotografi: Rahmatullah Alizadah/Xinhua/picture alliance

Nga shkëmbimi i zjarrit mes forcave afgane të sigurisë të hënën në mëngjes, si edhe trupave gjermane dhe amerikane me sulmues të panjohur në aeroportin e Kabulit ka humbur jetën një person nga forcat afgane të sigurisë. Tre të tjerë u plagosën, siç ka njoftuar Bundeswehri. Asnjë nga ushtarët gjermanë nuk është lënduar.

Sipas të dhënave të ushtrisë gjermane shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në orën 04:15 në portën veriore të aeroportit. Para aeroportit startojnë fluturimet e evakuimit, me të cilat shtetet perëndimore pas marrjes së pushtetit nga talibanët radikalë-islamistë nxjerrin jashtë vendit qytetarët e vet dhe forcat lokale që kanë punuar për ta.

Afghanistan | Flughafen Kabul | Italienischer Evakuierungsflug
Fotografi: Ministero Della Difesa/AFP

Ambasada gjermane kishte bërë të ditur më parë, se në hyrjet e aeroportit mund të krijohen situata shumë të rrezikshme dhe përplasje me armë. Porta veriore e aeroportit është mbyllur. Ambasada gjermane këshilloi "urgjentisht" forcat lokale dhe qytetarët gjermanë të mos shkojnë në aeroport, shkruan agjencia e lajmeve dpa.

Frika nga një sulm terrorist i IS-it

Qeveria amerikane të dielën kishte shprehur shqetësimin për sulme të mundshme terrori në aeroport apo rrethina të organizuara nga i ashtuquajturi "Shteti Islamik", IS. "Kërcënimi është real, akut dhe i vazhdueshëm", bëri të ditur këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë, Jake Sullivan në televizionin CNN. Paralajmërimet merren shumë seriozisht. Talibanët miliantë islamistë dhe dega aktive rajonale e të ashtuquajturit "Shteti Islamik" janë të armiqësuara dhe kanë luftuar në të shkuarën kundër njëri-tjetrit.

USA Jake Sullivan
Jake SullivanFotografi: Jim LoScalzo/CNP/picture alliance

Ndërkohë Bundeswehri ka evakuuar nga Afganistani 2700 vetë nga Kabuli, mes tyre 1800 afganë. Në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent u ul natën e së hënës një avion me 213 pasagjerë. Vetëm para një jave talibanët radikalë-islamistë morën pushtetin në Kabul. Opozitarët, gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe forcat lokale që kanë punuar për ndërkombëtarët i tremben fushatave hakmarrëse të talibanëve.

la/dpa,epd