Izraeli nis një seri sulmesh me raketa ndaj Iranit
26 Tetor 2024Izraeli nisi herët në mëngjes një seri sulmesh me raketa ndaj Iranit. Ky sulm "hakmarrës" ishte sulmi parë të hapur ndaj Iranit dhe prej tij rrezikon përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme.
Shpërthime të shumta janë dëgjuar në kryeqytetin e vendit Teheran. Disa orë më vonë, ushtria izraelite tha se misioni i saj kishte "përfunduar", pasi akuzoi Iranin "dhe përfaqësuesit e tij në rajon" se kishin sulmuar Izraelin që nga 7 tetori.
Irani: Dëm i kufizuar
Ushtria e Iranit tha se sulmet shkaktuan "dëm të kufizuar" dhe se sistemi i tij i mbrojtjes ajrore kishte arritur t'u kundërvihej me sukses sulmeve të Izraelit ndaj objektivave ushtarake.
Sulmi pason zotimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për ta detyruar Iranin të paguajëpër sulmin e tij më 1 tetor, kur Teherani qëlloi rreth 180 raketa Izraelin. Udhëheqësit iranianë thanë se sulmi ishte hakmarrje për vrasjet izraelite të liderëve militantë dhe agresionit në Liban kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani.
Rrezik për përshkallëzin të gjendjes
Zyrtarët në SHBAdhe Britaninë e Madhe e mbrojtën të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, por paralajmëruan kundër "përshkallëzimit të mëtejshëm".
Arabia Saudite i dënoi sulmet ndaj Iranit si një "shkelje të sovranitetit të Iranit" dhe ligjit ndërkombëtar.