1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lufta Izrael-Hamas ndikon në Panairin e Librit në Frankfurt

19 Tetor 2023

Me deklaratat e tij për konfliktin Izrael-Hamas filozofi slloven, Slavoj Zizek, nxiti gjatë ceremonisë së hapjes të panairit reagime të disa të ftuarve.

https://p.dw.com/p/4Xj59
Slavoj Zizek duke folur në Panairin e Librit, Frankfurt
Slavoj Zizek, filozof sllovenFotografi: Arne Dedert/dpa/picture alliance

Zizek tha në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit të Frankfurtit se i dënon sulmet terroriste të Hamasitndaj popullatës izraelite. Hamasi klasifikohet si organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA, Gjermania dhe vende të tjera. Sulmet terroriste janë një krim i tmerrshëm dhe Izraeli ka çdo të drejtë të mbrohet. Por ne duhet të dëgjojmë edhe palestinezët dhe të marrim parasysh sfondin e tyre, nëse duam të kuptojmë konfliktin, theksoi filozofi. Në Lindjen e Mesme nuk mund të ketë paqe pa zgjidhur çështjen e Palestinës.

Gjatë fjalës së tij disa të ftuar u larguan disa herë nga salla në shenjë proteste - ndër ta ishte edhe i ngarkuari i landit Hesen për antisemitizmin, Uwe Becker. Fjalimi i Zizekut u ndërpre. Becker, i cili u kthye në fund i shoqëruar nga politikanë lokalë nga Frankfurti, e akuzoi Zizekun për relativizimin e krimeve të Hamasit.

I ngarkuari i landit Hesen për antisemitizmin, Uwe Becker duke duatrokitur në shenjë solidariteti me Izraelin
I ngarkuari i landit Hesen për antisemitizmin, Uwe BeckerFotografi: picture alliance/dpa

Zizeku e kundërshtoi këtë. Ne mund të flasim për çdo gjë, pra edhe për të drejtat dhe vuajtjet e palestinezëve, tha pas ngjarjes Becker-i për agjencinë gjermane të shtypit. Por fjala e lirë ka "një kufi aty ku relativizon, banalizon dhe barazon gjërat në një kontekst ku ato nuk mund të barazohen”, tha i ngarkuari i landit Hesen për antisemitizmin, Uwe Becker.

Zizek: "Edhe më vjen pak turp që jam këtu"

Para ndërprerjes së fjalës filozofi slloven kishte kritikuar në fjalimin e tij "ndalimin e analizës" së konfliktit Izrael-Hamas. Ai tha se të gjithë folësit e mëparshëm kishin folur për Izraelin, por askush nuk kishte folur për palestinezët. Ai e konsideron "skandaloz” vendimin për shtyrjen e ceremonisë së dhënies së çmimit letrar LiBeratur 2023 për autoren palestineze Adania Shibli dhe mosdhënien e saj gjatë panairit të librit. Zizek-u tha "jam krenar që jam në panairin e librit, por edhe më vjen pak turp që jam këtu".

Drejtori i Panairit të Librit të Frankfurtit, Juergen Boos
Drejtori i Panairit të Librit të Frankfurtit, Juergen BoosFotografi: Sebastian Gollnow/dpa/picture alliance

Drejtori i Panairit të Librit të Frankfurtit, Juergen Boos, u përpoq të shpërshkallëzonte situatën në fund të fjalimit të Zizek-ut duke thënë, se "lirinë e fjalës duhet ta lejojmë këtu, gjë që është e rëndësishme për mua." Ndërprerja e një fjalimi duhet të jetë e mundur, tha ai, duke shtuar se është i lumtur "që e dëgjuam deri në fund fjalimin, edhe nëse nuk na pëlqen. Edhe nëse madje e dënojmë atë. Është e rëndësishme që të dëgjojmë njëri-tjetrin."

Panairi i librit 2023 është një ngjarje politike më shumë se kurrë. Sipas organizatorëve, Indonezia dhe Malajzia e anuluan pjesëmarrjen e tyre. "Ky është një reagim ndaj solidaritetit tonë me Izraelin”, tha një zëdhënës i panairit të librit. Por gjithashtu është e qartë se panairi është edhe në anën e palestinezëve që vuajnë nën Hamasin.

Stefan Dege, me xhaketë të errët, këmishë të çelët, syze me skelet të rashë, shikon në kamera me buzëqeshje
Stefan Dege redaktor dhe autor në redaksinë e kulturës