Trazira me sfond politik?
2 Shkurt 2012Shumë vetë kanë humbur jetën nga gjakderdhja, apo nga shtypja me këmbë në përpjekje për të ikur nga stadiumi, bëjnë të ditur njoftimet zyrtare, Ndër viktimat ndodhen edhe shumë policë. Vëllazëria Myslimana ka bërë përgjegjëse për tragjedinë përkrahësit e presidentit të rrëzuar Hosni Mubarak. Një politikan i Vëllazërisë Myslimane në Port Said tha se "këta janë njerëzit e Mubarakut". Politikanë egjiptianë kanë kritikuar masat e sigurisë në stadium dhe akuzuan ushtrinë se ka lejuar me vetëdije shpërthimin e dhunës.
Viktima nga shtypja e turmës
Gjithçka filloi pas sinjalit të bilbilit për përfundimin e ndeshjes mes dy skuadrave Al Masri dhe Al Ahli në stadiumin e qytetit Port Said. Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë e cilësoi ngjarjen më të rëndë në historinë e futbollit egjiptian. Njëri nga lojtarët e skuadrës mike ka folur për televizionin shtetëror, duke e cilësuar si luftë atë që i kishin parë sytë. Lojtarët e skuadrës së tij Al Ahli ishin përpjekur t'i iknin turmës, ata nuk ishin mbrojtur nga organet e sigurisë. Disa tifozë të skuadrës së tij kishin dalë përpara për të mbrojtur lojtarët, por shumë u rrahën dhe u goditën me thikë.
Reagojnë bursat
Pas shpërthimit të dhunës, pati panik në stadium, si pasojë shumë njerëz u shkelën me këmbë në përpjekje për t'u larguar nga stadiumi. Ndërkohë Klubi Egjiptian i Futbollit ka pezulluar të gjitha ndeshjet.
Pas trazirave në Egjipt kanë reaguar edhe bursat në Kajro. Nga frika se trazirat kanë një sfond politik, aksionerët kanë tërhequr aksione nga Kajro. Indeksi egjiptian i bursës ra me 4,7%.
Autor: Hans-Michal El/Ag/Arapi
Redaktoi: Esat Ahmeti